E thonë dhe të vjetrit, por tani e konfirmon edhe shkenca: të ngrënit ngadalë jo vetëm favorizon tretjen, por ndihmon të merrni edhe më pak kalori.
Sipas Universitetit të Rhode Island në SHBA, të konsumoni kafshata të vogla, t’i përtypni ato 20-30 herë, lejon të merrni rreth 70 kalori më pak për çdo racion makarona me domate (rreth 370 kalori). Në këtë mënyrë, stomaku jep sinjale që aktivizojnë ndjesinë e ngopjes dhe e bëjnë më efektiv metabolizmin.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.