Përgatiti Esmeralda Birçaj, eksperte e shëndetit mendor
Që në moshë të vogël ka xhelozi tek fëmijët dhe është një fenomen i zakonshëm në kopsht. Në shumë raste, fëmijët e shpengojnë miqësinë dhe favorin e fëmijëve të tjerë duke u ofruar lodrat që sjellin nga shtëpia. Shkëmbimi merr përmasa të pabesueshme dhe ka nevojë për vëmendje kur fëmija dëshiron të marrë çdo ditë një ose më shumë lodra me vete dhe nuk i kthen duke thënë se i ka harruar ose ua ka dhënë shokëve.
Kufizimi i shkëmbimit:
-Nëse rregullorja e shkollës lejon, fëmija mund të marrë me vete një lodër ose sende të tjera për t’u ndjerë i sigurt emocionalisht.
-Prindi duhet t’i bëjë të qartë fëmijës që në fillim se ai është përgjegjës për veprimet e tij dhe humbja e sendit në çdo mënyrë do të jetë përgjegjësi e tij.
-Shkëmbimet nuk janë penguese, por prindërit duhet t’i kushtojnë vëmendje shpeshtësisë, humorit dhe mënyrës sesi fëmija e justifikon çdo shkëmbim.
-Nëse fëmija duket i shqetësuar, prindi me një bisedë të qetë do ta ndihmojë të kuptojë arsyen që e çoi në këtë shkëmbim.
-Diskutimet zhvillohen gjithmonë kur fëmija nuk është i tensionuar.
-Ndihma e mësuesit shpesh është e vlefshme sepse do t’i informojë prindërit për ngjarje që nuk janë treguar nga fëmija.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.