FB

November 26, 2021 | 8:25

Kur fillojnë të flasin fëmijët?

Kjo është një nga pyetjet që i bëjnë vetes të gjithë prindërit e rinj, por që nuk ka një përgjigje të vetme. Kur fillojnë të flasin foshnjat? Është e qartë se ka një periudhë kohore në të cilën i vogli pret që ne të fillojmë të përpiqemi të dialogojmë, edhe pse në realitet ai e ka bërë këtë me kohë, padyshim me gjuhën e tij. Ajo që duhet të dinë të gjitha nënat dhe baballarët është se ka faza në zhvillimin e gjuhës së foshnjës, kohë kur foshnja pritet të bëjë përparim të caktuar.

Megjithatë, ne e dimë gjithashtu se çdo fëmijë është një histori më vete, kështu që nuk duhet të shqetësohemi nëse fëmija ynë vonohet në arritjen e atyre synimeve që për disa nga bashkëmoshatarët e tij duken të qarta. Dhe nuk kemi pse të bëjmë krahasime midis vëllezërve, sepse të gjithë rriten në mënyra dhe kohë që mund të jenë shumë të ndryshme. Megjithatë, njohja e fazave është thelbësore për të stimuluar foshnjat dhe fëmijët dhe për t’i ndihmuar ata të nisin rrugën e vështirë të rritjes në mënyrën më të mirë të mundshme.

Fazat e zhvillimit të të folurit të fëmijëve

Fillon shumë herët, duke filluar nga 6-7 muajt e jetës së foshnjës për të arritur moshën 3 vjeç kur fëmijët tashmë duhet të flasin mirë (por ju kujtojmë që këto kohë të mos i merrni si “data skadence”, sepse mosha e zhvillimit të çdo fëmijë është i ndryshëm, pasi ka fëmijë të parakohshëm dhe të tjerë që vonohen pak).

– Nga 7 deri në 10 muaj fillon belbëzimi, me përsëritjen e sekuencave të përbëra nga bashkëtingëllore dhe zanore disa herë.

– Nga 10 deri në 12 muaj belbëzimi zbehet dhe fëmija fillon të artikulojë fjalët e para.

– Nga 12 deri në 20 muaj foshnja thotë gjithnjë e më shumë fjalë dhe me mimikën e gjesteve krijon fjali sipas mënyrës së tij. Në 18 muaj, fjalori është shumë i gjerë.

– Rreth moshës 2 vjeç fëmija mund të përdorë 2 ose 3 fjalë për të bërë një fjali

– Pas 3 vitesh fëmija flet gjithnjë e më shumë në mënyrë komplekse, duke imituar gjuhën e të rriturve edhe nga pikëpamja sintaksore dhe gramatikore.

Mami dhe babi duhet t’i stimulojnë gjithmonë fëmijët e tyre, duke i inkurajuar në përparimin e tyre. Dhe nëse në moshën 3-vjeçare ai ende nuk flet mirë, le të mos shqetësohemi, por le të dëgjojmë fjalët e ekspertëve për të kuptuar se çfarë po ndodh dhe për të ndihmuar fëmijët tanë.

 

 

Burimi / https://www.donnad.it/

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top