Lifestyle

August 13, 2018 | 8:25

Pesë shenjat që dëmtoni flokun, si ta trajtoni?

Të gjithë duam flokë me shkëlqim, të shëndetshëm, por stilimi, ngjyrosja dhe përdorimi i produkteve të gabuara mund të shkaktojnë thatësi të flokut, humbje të shkëlqimit dhe dëmtim të tij. Fatmirësisht, ka mënyra për të rivendosur dhe rigjallëruar flokët e dëmtuar.

Parukieri i njohur i Sidneit, Anthony Nader – i cili ka punuar me të dashurit e Cate Blanchett dhe Abbey Lee Kershaw – tregon për pesë shenjat e flokëve të dëmtuar dhe se çfarë mund të bëjmë për to.

Maja të ndara dhe që këputen

“Ky mund të jetë një gabim i zakonshëm për shkak të mos prerjes së flokëve tuaj çdo gjashtë deri në tetë javë”, thotë Anthony.

“Kam dëgjuar se ju doni të rritni gjatësinë e flokëve tuaj dhe kjo është krejtësisht mirë, por mendoni edhe për prerjen e tyre. Anthony thotë se prerja rregullisht e flokëve do të mbaj larg majat që ndahen dhe këputen.

‘Locionet që thonë se mund të riparojnë skajet e ndarë janë absolutisht të rreme’, shton ai. Duke qenë se majat e flokëve janë të ndarë mund të përdorni një produkt që do ti maskojë ato, por kurrë nuk do t’i riparojë 100 %.’

Rënie flokësh

“Fatkeqësisht kjo mund të ndodhë gjatë shtatzënisë, ushqyerjes me gji, stresit ose ndryshimit dramatik të klimës”, thotë Anthony.

Sidoqoftë, Anthony thotë se nëse vëreni se ju bien flokët, shkurtoni gjatësinë e tyre sa më shumë që të jetë e mundur. ‘Duke bërë këtë, forma juaj e flokut gjithmonë do të duket shumë më e trashë’, shpjegon ai.

Mungesa e shkëlqimit

Shëndeti dhe dieta e dobët është armiku juaj kryesor për flokët pa shkëlqim. Megjithatë, Anthony ka disa këshilla dhe truke që mund t’iu japin flokë me shkëlqim.

‘Gjithmonë shpëlani flokët në temperaturën më të mirë të ujit që mund të duroni. Duke bërë këtë, flokët tuaja nuk do të thahen dhe digjen,”shpjegon ai.

‘Në flokë të lagur aplikoni një llak të serumit ose shkëlqimit, pasi në këtë mënyrë thithet më mirë nga fijet e flokëve’.

Thatësia

Stilimi me ngrohje, trajtimet kimike dhe klima mund të rezultojë në flokë të thatë.

‘Lagështia, lagështia, lagështia është ajo që i bën fijet tuaja të këqija’, thotë Anthony.

‘Shikoni që shampoja dhe zbutësi juaj i ardhshëm të jetë i mbushur me lagështi pasi kjo do të jetë rruga juaj për shërim,’ shton ai.

Ai gjithashtu këshillon të prisni flokët çdo gjashtë javë dhe të mos preferoni shumë nuancat bionde, pasi kjo mund të bëjë që flokët të duken dhe të ndihen më të thatë.

Koklavitje dhe nyje

Ne të gjithë e dimë ndjenjën e daljes nga dushi me flokë të lagur dhe që furça nuk kalon nëpër fijet tuaja.

Anthoni thotë mashtrimin më të mirë kur lani flokët tuaj, duke filluar të krihni skajet dhe të vazhdoni deri në rrënjë me masa të vogla.

“Përmes kësaj metode, kurrë nuk do të përballeni me atë grup të tmerrshëm nyjash në skaje,” thotë ai.

‘Dhe investoni në jastëk mëndafshi, pasi fibrat e tyre do t’i mbajnë flokët të shkrifët dhe pa nyje.’

 

Përgatiti: Brikela Daci | Burimi / http://www.dailymail.co.uk

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top