Mirëqenie

June 29, 2018 | 11:49

Pija që mbron mëlçinë nga dëmtimet

Nëse vuani nga Hepatiti C, është e nevojshme të mbroni mëlçinë nga dëmtimet e mëtejshme. Hepatiti C është shkaku kryesor i sëmundjes ekstreme të mëlçisë (cirroza) dhe kancerit të mëlçisë të cilat të dyja mund të jenë vdekjeprurëse.

Ka shumë ushqime që mund të ndihmojnë pastrimin e mëlçisë natyrisht duke stimuluar aftësinë e saj natyrale për të pastruar mbeturinat toksike brenda trupit.

Ja një përzierje që funksionon:

Përbërësit:

Lëng limoni

Lëng portokalli

Mente të freskët

1 litër ujë

Mjaltë organik

Përgatitja:

Vendosni ujin në një tenxhere dhe ngroheni derisa të valojë. Shtoni gjethet e mentes dhe valojeni për 5 minuta të tjera. Hiqeni atë nga zjarri lëreni të ftohet për disa minuta pastaj shtoni limonin dhe lëngun e portokallit. Trazojeni dhe në fund hidhni mjaltin. Konsumojeni këtë përzierje të ftohtë ose të ngrohtë. Ajo pastron mëlçinë tuaj dhe ndërkohë gjithmonë sigurohuni që të hani ushqime të shëndetshme.

 

Burimi / BalkanWeb

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top