Dukesha e Kembrixhit ka vuajtur shumë nga të përzierat e mëngjesit që shkakton shtatzënia në fazat e saj të hershme, madje këtë gjë e ka përjetuar në të treja shtatzënitë e saj.
Kjo gjendje u bë dhe shkak i tërheqjes së saj, për disa javë nga detyrat publike. Për fat të mirë, motra e saj e vogël Pippa Middleton deri tani nuk ka përjetuar asnjë shqetësim të tillë gjatë tremujorit të parë të saj.
34 vjeçarja, e cila pret fëmijën e saj të parë në tetor, me bashkëshortin e saj multi-milionerin James Matthews, ka ndarë detaje intime të goditjeve të bebit dhe ushtrimeve për shtatzëninë.
“Kam qenë me fat që i kam kaluar 12-javët e para pa vuajtur nga sëmundja e mëngjesit“, thotë ajo. “Kjo është shtatzënia ime e parë, kisha kaq shumë pyetje që ndieja se ishin ende pa përgjigje. Doja të dija, a do të sforcohesha nëse do të shërbeja në tenis? A janë të gjitha goditjet e notit të sigurta? A mund të bëj akoma ushtrime normale yoga nëse i shmangem pozicioneve të caktuara? A mund bëja akoma palestër?”
“Është veçanërisht e vështirë në muajt e parë kur nuk dëshiron të ndash lajmin me të gjithë, madje as instruktorin e klasës”.
“Kam vënë re ndryshimin e trupit dhe rritjen e peshës, por përmes stërvitjes dhe sportit efektiv mendoj se po forcohet për të mbështetur një shtatzëni të shëndetshme, lindje dhe shërim”.
Fanatikja e të qenit në formë, Pippa, zbuloi për revistën “Waitrose Weekend” se ajo ka hequr dorë nga vrapimi.
“E kam lënë vrapimin – jo ngaqë lexova se ishte i pasigurt, por vetëm se më pëlqente më shumë ideja e dhënies së trupit tim (dhe fëmijës në rritje) një pushim nga trotuari.
Ajo thotë se është “e vetëdijshme për mbajtjen e barkut (njësoj sikur t’i jepni një përqafim fëmijës) për të mbështetur shpinën time dhe për t’u siguruar që pas lindjes së foshnjës, xhinset e mia të preferuara do të qëndrojnë shumë mirë. . . përfundimisht.”
Burimi / dailymail.co.uk
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.