Në fokus

November 4, 2020 | 8:10

Pirja e kafesë para mëngjesit rrit rrezikun e prekjes nga diabeti

Cila është gjëja e parë që bëjnë shumica e njerëzve kur zgjohen? Padyshim, përgatisin një kafe të këndshme dhe shpesh e pijë atë edhe para se të hanë mëngje. Por, ky zakon është i rrezikshëm për shëndetin, pasi pirja e kafesë para mëngjesit mund të çojë në diabet.

A ndikon humbja e orëve të gjumit në metabolizmin tuaj?

Lajm i keq për ata që pinë kafe esëll në mëngjes. Kjo është konfirmuar nga hulumtimi i kryer nga Qendra për Ushqyerjen, Trajnimin dhe Metabolizmin e Universitetit të Bath (MB). Shkencëtarët analizuan efektet e zakoneve të ndryshme të mëngjesit pas një nate të qetë ose një gjumi të shqetësuar të natës. Studimet sugjeruan që humbja e shumë orëve të gjumit gjatë disa netëve mund të ketë efekte negative në metabolizëm. Studimi i ri është qetësues në këtë kuptim: një natë e vetme pa gjumë nuk ndikon në aftësinë e trupit tonë për të rregulluar nivelet e sheqerit në gjak. Por kini kujdes, pasi kur nuk shijojmë një gjumë të qetë, tundimi është që të pijmë një kafe të fortë herët në mëngjes, gjë e cila mund të çojë në diabet.

Arsyeja pse nuk duhet të pini kafe me stomak bosh

Studimi nga ekspertët nga Universiteti i Bath arriti në përfundimin se ajo që ka efekte negative në metabolizëm nuk është mungesa e gjumit gjatë natës, por ajo që bëni në mëngjes. Në veçanti, nuk duhet të pini kafe esëll. Në fakt, ky zakon mund të shkaktojë rezistencë ndaj insulinës, ose ndjeshmëri të dobët të qelizave të trupit ndaj insulinës. Prandaj trupi lufton për të rregulluar nivelet e sheqerit në gjak. Mbajtja e nivelit të glukozës tuaj të qëndrueshme është e rëndësishme për zvogëlimin e rrezikut të vuajtjes nga sëmundje të caktuara, veçanërisht diabeti dhe sëmundjet e zemrës. Për fat të mirë, zgjidhja është e thjeshtë: thjesht ha mëngjes para se të shijosh kafenë.

 

 

Burimi / https://www.proiezionidiborsa.it/

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top