FB

September 1, 2023 | 8:20

Pjata të bukura… zemra të varfra!

 

Teksa kapërcej faqet e feisbukut e instagramit, ndesh statuse dhe foto që më ngazëllejnë e më motivojnë. Janë miqtë e mi realë dhe virtualë, që më bëjnë të ndjehem mirë, por ja që herë-herë ndjehem keq kur shoh postime dhe foto të disave që pozojnë me pompozitet dhe fryrje para pjatave me asortimente që i hamë rrallë në përditshmërinë tonë.

adelina-paliKjo më dëshpëron së tepërmi kur mendoj se pjesa dërmuese e shqiptarëve jeton nën nivelin mesatar të jetesës, madje edhe në rrjetet sociale janë të shumtë. Kjo shtresë e njerëzisë që mbartin mirësi dhe dashuri në vetvete, teksa i shohin këto foto, herë u ngjallet një lloj smire e zilie e herë mllef dhe inate për këta persona që reklamohen para pjatave të zbukuruara me asortimente…

Ndërsa unë vuaj në vetvete dhe drithërohem kur mendoj dhe kujtoj sytë e përlotur dhe buzët e thara, zemrat e vrara e shpirtra të zhgënjyer nga ata që as i imagjinojnë këto lloj pjatash….

Ndjehem e lënduar kur mendoj se nuk kanë as bukë e as ujë, për të siguruar minimumin jetik….

Ju, që reklamoni veten para pjatave në lokale luksi, e bëni këtë thjesht për fasadë dhe nuk e besoj se kjo është jeta juaj e përditshme. Po pse more të mjerë e bëni këtë veprim? Për t’u dukur? Po, po vetëm për t’u dukur e bëni… Por edhe nëse vërtetë jeni kaq të pasur pse nuk bëni një përçapje që të lumturoni sado pak këto zemra të vrara?

Mjaft o njerëz që hapeni e fryheni a thua se vërtetë jeni kaq të lumtur e të nginjur!

k

Por ju harroni se me këtë që bëni kryeni mëkatin më të madh për të papasurit. Ju, që nuk njihni as fe dhe as ndjenjën më elementare të njerëzimit, me këto veprime po kryeni procesin më të ulët që populli i thotë: “Hapje b….”.

Ndaj nëse hani e pini hallall e paçi! Por rrini aty ku jeni dhe shijojeni me mënyrën tuaj. Kaq! Askujt nuk i intereson se ku jeni e çfarë hani ju, të paparët gjë me sy,e mos na i postoni nëpër rrjete sociale këto paçavure….

Ah, sa më ther në shpirt kur shoh pjatat e zbukuruara me karkaleca e oktapodë, ndërsa vetë ata që reklamohen më ngjasojnë si oktapodët e vërtetë…

… Por zemra më mbushet me gëzim kur shoh postime modeste dhe foto pranë lumenjve, bregdeteve ku lind dhe perëndon dielli, nëpër bahçe e fusha pambarim. Kur shoh fytyra të sinqerta dhe buzëqeshje të bukura….

Dhe pikërisht janë këta njerëz të mrekullueshëm që sfidojnë me dinjitet ata që reklamojnë veten para pjatave duke u FRYRË.

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top