Mirëqenie

July 21, 2017 | 9:06

Pjepri është i mirë për trurin tuaj dhe më shumë

Pjepri futet te frutat hipokalorike. 100 gram pjepër ka gjithsej 33 kalori. Ka një sasi të madhe fibrash, çka jep ndjesinë e ngopjes te konsumatori. Nxit aktivitetin e stomakut dhe zorrëve Fibrat që gjenden te pjepri përmirësojnë dukshëm tranzitin intestinal, duke luftuar fryrjen e barkut. Vlerat ushqyese Çdo 100 gramë pjepër përmban 7,4 gramë karbohidrate, 0,2 gramë yndyrna, 0,8 gramë proteina, 0,7 gramë fibra. 90 % e pjeprit është ujë dhe kjo bën të mundur hidratimin e organizmit.

1

Anila Kalleshi Dietologe

Anila Kalleshi
Dietologe

Është ushqim antistres

Sipas një studimi kryer në Itali ai atribuon vetitë kundër stresit antioksidantit të njohur si superoksid dismutasi. Ai është një enzimë që transformon substancat e rrezikshme për organizmin. Është antioksidant Pjepri përmban vitaminë A dhe C. E para gjendet në formën e karotenoideve, pigmentët natyralë që i japin pjeprit ngjyrën karakteristike. Karotenoidet luftojnë radikalet e lira, duke vonuar plakjen qelizore.

Ndihmon sistemin nervor

Pjepri përmban sasi të mëdha të vitaminës B6, e cila është e domosdoshme për të mbajtur nën kontroll nervozizmin dhe irritimin. Gjithashtu, ajo shmang problemet e gjumit dhe vështirësitë e të nxënit. Shëron plagët Vitamina C, e cila gjendet te pjepri, kryen një funksion të rëndësishëm në formimin e kolagjenit, duke ndikuar në shërimin e plagëve në lëkurë.

Konsumimi i tij është i dobishëm për kockat

Fosfori dhe kalciumi, të cilët gjenden me shumicë te pjepri, garantojnë mbrojtjen e kockave, duke kontribuuar në mënyrë të dukshme në forcimin e tyre. Nxit qarkullimin e gjakut Pjepri ka në përbërje të tij potasium, i cili favorizon qarkullimin e gjakut, duke bërë të mundur edhe mbajtjen nën kontroll të presionit arterial. Ndihmon në nxirjen e lëkurës Për shkak të betakarotenit që gjendet në përbërje të tij, pjepri stimulon prodhimin e melaninës, e cila është përgjegjësja kryesore për ngjyrën e çokollatës që merr lëkura gjatë verës.

Hidraton dhe forcon trupin– Pjepri është i përbërë në masën 90% nga uji, element themelor për trupin e njeriut, sidomos gjatë verës. Është i pasur me kalcium, hekur, fosfor dhe vitamina A dhe C.

Është frut dietik– Pjepri është fruti perfekt për ata që janë në dietë, pasi një fetë prej 100 gramësh përmban vetëm 30 Kcal, dhe ka 90.1 gramë ujë, 7.4 gramë karbohidrate, 0.2 gramë yndyrë dhe 0.8 gramë proteina.

Ndihmon veshkat dhe aparatin tretës– Në sajë të përmbajtjes së madhe të ujit, ndihmon në funksionimin e veshkave. Gjithashtu është frut laksativ dhe përmirëson sistemin tretës.

I bën mirë trurit dhe lufton osteoporozën– Ai përmban vitaminë B2, e cila ndihmon për mbajtjen e trurit të ri, si dhe ka efekt lehtësues në tru, pasi mban nën kontroll mërzinë, stresin si dhe përmirëson gjumin. Përmban dhe vitaminë B6, e cila përmirëson shikimin, dhe forcon dhëmbët dhe kockat.

Parandalon infarktin– Mban të shëndetshëm sistemin kardiovaskular, në sajë të adenosinës, një substancë e cila e mban gjakun të lëngshëm, duke parandaluar mpiksjen. Gjithashtu pjepri lufton kolesterolin, si dhe mban trigliceridet e ulëta, duke parandaluar infarktin.

Favorizon nxirjen– Nëse doni që të nxiheni sa më shpejtë dhe mirë në plazh, konsumoni sa më shumë pjepër. Në sajë të betakarotenës që përmban, roli nxirës është i garantuar.

Ka pak kalori-Pjepri futet te frutat hipokalorike. 100 gram pjepër ka gjithsej 33 kalori. Ka një sasi të madhe fibrash.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top