Këshilla & Arsye

July 21, 2017 | 9:14

Prindër ndihmojini fëmijët të rriten!

Prindërit duhet të jenë të vetëdijshëm, se vërtetë e rrisin ata fëmijën, por po aq e vërtetë është që fëmija çdo gjë e bën vetë, e përballon vetë, e mëson vetë. Dhe prindërit duhet ta vlerësojnë dhe mos ta anashkalojnë këtë të vërtetë.

1

Nga Lira Gjika Pediatre

Nga Lira Gjika
Pediatre

Përpjekjet që fëmija bën për të ekzistuar dhe integruar në njerëzore janë tejet të mëdha dhe natyrisht i duhet i rrituri për t’u mbështetur, për të kuptuar që nuk është vetëm, që ka një njeri si dëshmitar që ai ja del, që e nxit që të mësojë dhe me qetësi i ofron edhe një model se si të jetë.

Për fat të keq, të rriturit shpesh janë indiferentë ndaj përpjekjeve të fëmijës.

Mos harroni shprehjet “ku merr vesh ky”, “këta janë rehat nuk kanë halle se i kemi ne të rriturit” e me rradhë nga këto shprehje të pa menduara. Kjo mënyrë tregon, ta shohësh fëmijën jo njeri, por thjeshtë si një gjë e vogël. Fëmija është më të shumtën e kohës, një objekt kënaqësie apo bezdi, se sa përgjegjësi dhe mision që tek e fundit, vetë e kanë zgjedhur.

Të rriturit sjelljet e fëmijëve më shumë i paragjykojnë sesa i njohin dhe i kuptojnë. Më të shumtën i ndëshkojnë fëmijët, në vend që tua lehtësojnë konfuzionin dhe vështirësitë që përjetojnë në këtë fazë të jetës. 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top