Në fokus

December 29, 2020 | 8:18

Po kalojmë periudha të vështira…!

Përgatiti Esmeralda Birçaj, eksperte e shëndetit mendor

Për shumë muaj kemi përjetuar një krizë njerëzore, një krizë mendore. Në këto kushte dhe presionet psikosociale të përshkallëzuara të shkaktuara nga situata e paparë, aftësia jonë për t’u përshtatur pritet të zvogëlohet ose edhe të neutralizohet. Në kohë të tilla duhet të kujtojmë se shumë breza para nesh kaluan situata të ngjashme…, ndoshta edhe më keq. Përmes këtyre përvojave të njerëzimit, një sasi e madhe e njohurive është grumbulluar se si ne mund të forcojmë forcën tonë mendore, qëndrueshmërinë tonë.

1

Një teoricient që u mor gjerësisht me qëndrueshmërinë mendore dhe kuptimin e jetës ishte psikiatri vjenez Viktor Frankl. Gjatë Luftës së Dytë Botërore, Frankl u burgos në një kamp përqendrimi në Aushvic, nga ku arriti të mbijetojë. Në librin e tij “Kuptimi i jetës” i cili është bërë një nga librat më të shitur ai përshkruan përvojat e tij tragjike ndërsa rendit shqetësimet e tij në lidhje me kuptimin e jetës.

Pjesë nga libri i tij “Kuptimi i jetës”

“Një mëngjes dëgjova dikë, të cilin unë e njihja si trim dhe dinjitoz, duke qarë si një foshnjë sepse i duhej të dilte një shëtitje në rrugët e mbuluara me dëborë zbathur, sepse këpucët e tij ishin ngushtuar dhe këmbët nuk mund të futeshin. Në ato minuta të tmerrshme, unë gjeta pak ngushëllim: Një copë të vogël buke e nxora nga xhepi dhe e përtypa i zhytur në kënaqësi “.

“Fjalët e Niçes, ‘Ai që ka një ‘pse’ për të cilën jeton, mund të durojë pothuajse çdo ‘si’ do mund të ishte motoja udhëzuese për të gjitha përpjekjet psikoterapeutike në lidhje me të burgosurit. Kurdoherë që do të kishte një mundësi, duhet t’u jepnit atyre një ‘pse’ – një qëllim për jetën e tyre, në mënyrë që t’i fuqizonit ata të duronin ‘si’ të tmerrshme të ekzistencës së tyre.”

“Atëherë kuptova kuptimin e sekretit më të madh që poezia njerëzore dhe mendimi njerëzor kanë për të ofruar: Shpëtimi i njeriut vjen përmes dashurisë dhe brenda dashurisë. Kam kuptuar se një njeri që ka humbur gjithçka mund të ndiejë ende lumturi, madje edhe nëse është për një moment, në mendimin e të dashurit të tij “

“Një pasdite, ndërsa ne tashmë ishim duke pushuar në dyshemenë e kasolles sonë, të rraskapitur, me tasa me supë në dorë, një i burgosur u hodh dhe na kërkoi të vraponim në zonën e asamblesë/vendin e mbledhjes për të parë perëndimin e bukur të diellit.”

2

“Duke qëndruar jashtë ne pamë re ogurzeza që ndriçonin perëndimin dhe tërë qiellin e gjallë me re të formave dhe ngjyrave të ndryshme, nga bluja metalike në të kuqen e gjakut”.

 “Kasollet e shkreta gri siguruan një kontrast të zymtë, ndërsa pellgjet në tokën me baltë pasqyronin qiellin e ndritshëm. Pastaj, pas disa minutash heshtjeje, një i burgosur i tha tjetrit: “Sa e bukur mund të jetë bota!”

 “Një herë tjetër ishim duke punuar në një hendek. Agimi ishte gri rreth nesh. Qielli sipër ishte gri. Leckat që të burgosurit e mi kishin veshur ishin gri dhe fytyrat e tyre ishin gri. Unë po flisja ngadalë përsëri me gruan time, ose më mirë, po përpiqesha të gjeja arsyen për vuajtjet e mia, për vdekjen time të ngadaltë”.

 “Në një demonstrim të fundit të dhunshëm kundër dëshpërimit të vdekjes së pashmangshme, ndjeva se shpirti im shponte errësirën rreth meje. E ndjeva se kapërceu këtë botë të pashpresë pa kuptim dhe nga diku dëgjova një ‘Po’ fitimtare si përgjigje të pyetjes time rreth ekzistencës së një qëllimi përfundimtar “.

“Në atë moment një dritë shkëlqeu në një fermë të largët dhe mbeti në horizont sikur të ishte pikturuar atje, në mes të një grije të mjerueshme të një mëngjesi në rritje në Bavari. ‘Et lux in tenebris lucet’ – dhe drita shkëlqeu në errësirë”.

Për orë të tëra qëndrova për të thyer tokën e akullt. Roja kaloi pranë meje, duke më mallkuar dhe unë bisedova përsëri me të dashurën time. Ndjeva gjithnjë e më shumë që ajo ishte e pranishme, se ishte me mua. Kisha ndjesinë që mund ta prekja, ta shtrija dorën dhe kapja të sajën. Dhe në atë moment, një zog zbriti duke fluturuar dhe u ul atje, mu para meje, në pirgun e dheut që kisha hapur nga gropa dhe mbeti të më shikonte në mënyrë të qëndrueshme…”

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top