Këshilla & Arsye

September 5, 2018 | 12:46

Po përballeni me një periudhë të vështirë? Ja fjalët që çdo grua duhet t’ia thotë gjithmonë vetes

Secili prej nesh kalon nëpër faza të ndryshme të jetës, disa momente të vështira dhe disa më të lehta, por duhet të mbani mend se ne jemi të rëndësishëm, para së gjithash për veten tonë. Dashuria për veten tonë është thesari më i madh që ka çdo njeri. Sidoqoftë, edhe nëse gjërat nuk shkojnë ashtu siç dëshiron, mbani mend fjalët që do të lexoni më poshtë.

Shpresojmë që t’ju mbështesin, nëse jeni duke kaluar një periudhë të vështirë.

Mos lejoni të turpëroheni.

Mos jini të pasigurt për veten tuaj. Mos gjykoni, por mbani mend se është e rëndësishme të dëgjoni atë që të tjerët kanë për t’ju thënë.

Mos u mbyllni në veten tuaj. Mos lejoni që të jeni të mbingarkuara nga pasiguria.

Lexoni libra. Mos shikoni me tepri talk show. Dhe përsëriti vazhdimisht vetes, se gjithçka do të shkojë mirë.

Mos i mbytni problemet tuaja me alkool. Mos pranoni njerëz të tepërt pranë vetes, të cilët nuk do të kenë asnjë dobi në jetën tuaj.

Zgjohuni herët. Flini së paku tetë orë.

Mos prisni që gjërat më të mira të ndodhin vetë herët a vonë, por ngrihuni, luftoni që të merrni atë që dëshironi.

Bëni kujdes nga njerëzit e ligj dhe mos kini frikë nga idetë e çmendura.

Dëgjojeni familjen tuaj, mos jini gjithmonë kokëfortë.

Në fundjavë, shkoni në kinema me dikë, dilni, argëtohuni me të dashurit tuaj.

Mos mendoni për vdekjen, por gëzoni jetën sa më shumë që mundeni, pa menduar për nesër.

Nëse e doni burrin tuaj, thuajani.

Gjithmonë luftoni për atë që dëshironi, ju do të habiteni kur të zbuloni rezervën e madhe të forcës që është fshehur brenda jush.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top