Marrëdhënie

September 5, 2018 | 12:06

Ja si të përmirësoni marrëdhënien në çift pas ardhjes në jetë të fëmijëve

Kur një fëmijë vjen në jetën e një çifti, ndodh një ndryshim prej 360 gradë në rutinën e përditshme. Kujdesi dhe vëmendja ndaj anëtarit të ri të familjes, sidomos në muajt e parë, janë absolutisht normale.

Sidoqoftë, është e rëndësishme që të paktën një herë në javë ju dhe partneri juaj të krijoni një hapësirë për të dalë nga rutina dhe për të forcuar marrëdhënien tuaj.

Këtu ju tregojmë gjithçka që duhet të bëni:

Dilni për një takim:

Një takim me partnerin tuaj në një restorant ose një bar do t’ju japë hapësirë për të forcuar dashurinë tuaj. Megjithatë, është e rëndësishme të mos përfshini fëmijët në këtë kohë, sepse ideja është që të mund të flisni lirisht për të gjitha problemet.

Arratisuni në fundjavë:

Largimi për një fundjavë në një vend tjetër është një zgjedhje e shkëlqyer për çifte. Lërini fëmijët me gjyshërit e tyre ose me anëtarin e familjes që duan më shumë. Ky plan do të përmirësojë gjendjen tuaj.

Flisni më shumë:

Bisedoni me partnerin tuaj, madje 10 minuta në ditë, dëgjoni çfarë ka ndodhur gjatë ditës së tij dhe çfarë e shqetëson, kjo është thelbësore për ta bërë një marrëdhënie të funksionojë. Një çift që nuk komunikon do të largohet emocionalisht dhe kjo do të sjellë konflikt.

 

Burimi / italiafeed.com

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top