Një politikane australiane ka dhënë një deklaratë tronditëse për herë të parë pas dënimit me burg të bashkëshortit të saj.
Rachel Carling, anëtare e parlamentit të shtetit të Viktoria, ka bërë një zbulim të tmerrshëm një vit më parë, duke gjetur në shtëpinë e saj një koleksion videosh pornografike me të mitur, të cilat ishin mbledhur nga burri i saj. Ajo tha se pas këtij zbulimi është larguar menjëherë nga shtëpia dhe nuk është kthyer më kurrë, duke kërkuar edhe divorcin prej tij. Edhe pse me shumë vështirësi për firmosjen e letrave nga i shoqi, ajo pas një viti ka mundur të ndahet.
Ndërkohë në deklaratën e saj ajo është shprehur se nuk kishte folur më parë pasi nuk donte që të kishte asnjë ndikim në vendimin e Gjykatës.
“Jam shumë e tronditur nga gjithë ky zbulim. Kurrë nuk e kisha kuptuar që im shoq kishte varësi nga pornografia e sidomos me të mitur. Ai kurrë nuk kishte shfaqur shenja pedofilie. Ka qenë një bashkëshort dhe baba i mirë për djalin tonë, por ky zbulim është shumë i rëndë” është shprehur ndër të tjera ajo.
Burimi: BBC
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.