Lifestyle

September 7, 2017 | 12:02

Politikania australiane: Kurrë nuk e kisha kuptuar që bashkëshorti kishte varësi nga pornografia me të mitur

Një politikane australiane ka dhënë një deklaratë tronditëse për herë të parë pas dënimit me burg të bashkëshortit të saj.

Rachel Carling

Rachel Carling

Rachel Carling, anëtare e parlamentit të shtetit të Viktoria, ka bërë një zbulim të tmerrshëm një vit më parë, duke gjetur në shtëpinë e saj një koleksion videosh pornografike me të mitur, të cilat ishin mbledhur nga burri i saj. Ajo tha se pas këtij zbulimi është larguar menjëherë nga shtëpia dhe nuk është kthyer më kurrë, duke kërkuar edhe divorcin prej tij. Edhe pse me shumë vështirësi për firmosjen e letrave nga i shoqi, ajo pas një viti ka mundur të ndahet.

Ndërkohë në deklaratën e saj ajo është shprehur se nuk kishte folur më parë pasi nuk donte që të kishte asnjë ndikim në vendimin e Gjykatës.

“Jam shumë e tronditur nga gjithë ky zbulim. Kurrë nuk e kisha kuptuar që im shoq kishte varësi nga pornografia e sidomos me të mitur. Ai kurrë nuk kishte shfaqur shenja pedofilie. Ka qenë një bashkëshort dhe baba i mirë për djalin tonë, por ky zbulim është shumë i rëndë” është shprehur ndër të tjera ajo.

Burimi: BBC

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top