FB

August 5, 2021 | 8:10

Posta / Foshnja ime fle në gardërobë sepse nuk kemi hapësirë për një dhomë, ai është i lumtur kështu që çfarë problemi ka?

Nëna shkruan: “Kur nuk ke një dhomë të denjë për Instagram, mjaftohesh me atë që ke.” Krevatet portativë të foshnjave vendosen lehtësisht nën raftet e këpucëve. Në fotot e postuara ajo shkruan: “Ai lumturohet pa masë kur hyj dhe e ul në krevatin e tij, ndërsa unë vishem”. Edhe pse foshnja nuk fle më në këtë krevat, mamaja donte të bënte një video-montazh për të përkujtuar vendin ku kaloi muajt e tij të parë.

Nëna u jep këtyre fotove nota humoristike, duke u shprehur se fëmija i saj fle në gardërobë: “Unë doja të përkujtoja se ku kaloi muajt e parë të jetës së tij, në mënyrë që ai të mund të më qortojë gjithmonë që e lash të flejë në dollap!”

Shumica e ndjekësve panë gjithashtu anën qesharake dhe nuk mund të shihnin asnjë problem për aq kohë sa fëmija është i lumtur.

Përdoruesit që komentuan ishin kryesisht dakord se ishte një vend i mrekullueshëm për një fëmijë për të fjetur dhe gjithashtu ka frymëzuar shumë të tjerë për të bërë të njëjtën gjë, por disa nuk ishin dakord.

Një përdorues tha: “Ide e mirë… por shikoni kokën e të voglit, shumë afër me dollapin dhe mund të lëndohet.”

Një tjetër u përgjigj: “Pra, vendosja e fëmijëve tuaj në dollapë është gjë e mirë? Zot çfarë po ndodh me njerëzit.”

Një përdorues i tretë shkroi: “Po, vetëm jo pranë këpucëve. Këpucët janë gjëja më e pisët, të paktën zhvendoseni në qendër.”

 

Burimi / https://www.thesun.co.uk/

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
[email protected] / Cel: 0684022192
[email protected] / Cel: 0688019400

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top