FB

April 15, 2024 | 7:43

Posta / Ish-burri im manipulues po përdor djalin tonë për të qëndruar në jetën time, si mund ta bëj që të më lërë të qetë?

 

 Kur u ndava me ish burrin tim manipulues, mendova se më në fund mund të isha e lirë. Por ai nuk më lë të vazhdoj dhe po përdor djalin tonë për të qëndruar në jetën time.

 Unë jam 27 dhe ai 26. Kemi një djalë 18 muajsh. Unë isha vërtet e pakënaqur kur ishim bashkë sepse ai ishte shumë kontrollues. Ai nuk donte që unë të kisha miq apo të dilja pa të. Pa dëshirën time unë mbeta shtatzënë. Megjithatë, vendosa ta mbaj fëmijën dhe ai është vërtet dashuria e jetës sime.

Siç e kisha parashikuar, ish burri im ishte i pashpresë me djalin tonë. Ai kurrë nuk më dha para dhe nuk mund të mbështetesha tek ai për t’u kujdesur për të. Kështu, gjashtë muaj më parë i dhashë fund lidhjes. Thashë se nuk do ta ndaloja të shihte djalin e tij, por pjesa tjetër e jetës sime nuk ishte punë e tij. Ai nuk ka dëgjuar.

Që kur jemi ndarë, ai më telefonon çdo ditë dhe vë në dyshim çdo vendim prindëror që marr. Ai është ende vërtet jo i besueshëm dhe i keq me paratë, por gjithmonë duket se ka para për pijetore. Një muaj më parë, hyra në një lidhje të re me një mik të vjetër që është 28 vjeç. Ai është i shkëlqyer me djalin tim dhe tashmë është më shumë baba për të sesa ish burri im.

Ai tani po thotë se dëshiron të shohë më shumë djalin tonë, edhe pse ai nuk shfaqet gjithmonë kur duhet. Unë mendoj se ai thjesht po përpiqet të shkaktojë telashe në marrëdhënien time të re. Si mund ta bëj që të më lërë vetëm dhe të bëhet baba më i mirë? Nuk dua të shkoj në gjykatë.

 

Përgjigja e psikologes:  Partnerët kontrollues shpesh përdorin fëmijët e tyre si një mënyrë për të vazhduar të manipulojnë ish-bashkëshortet e tyre. Nëse ish-bashkëshorti juaj nuk do t’ju dëgjojë ose nuk do t’i përmbahet marrëveshjeve tuaja joformale, kam frikë se ju duhet të merrni këshilla ligjore dhe të vendosni dispozita formale. Ka organizat për gratë që ndahen nga partneri i tyre, duke përfshirë ato në situata të abuzimit në familje.Ata mund t’ju ndihmojnë me informacion ligjor që do t’ju duhet.Përsa i përket partnerit tuaj të ri, është mirë që ai ka një komunikim të mirë me djalin tuaj. Por mos harroni se marrëdhënia është shumë e re, kështu që do të ishte e mençur të mos mbështeteni tek ai.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top