Posta

August 15, 2017 | 10:58

POSTA / Jam në prag divorci, burri vuan nga pornografia, çfarë të bëj?

Përshëndetje, kam nevojë shumë për ndihmë. Jam afër divorcit me burrin tim dhe kjo po më shkatërron. Unë e dua shumë atë. Kur i kërkoj të bisedojmë, ai nuk pranon. Unë e dua dhe dua ta kthej prapë si më parë. Çfarë të bëj?

Arsyeja e divorcit është se unë jam shumë xheloze dhe se nuk kam për të ndryshuar kurrë, kështu më thotë edhe ai, dhe se nuk meritoj më asnjë shans. Mirëpo burri im më ka bërë të dyshoj tek ai. Shumë herë e kam kapur të bisedojë me femra të tjera para Facebook-ut, para syve të mi dhe kështu unë konfliktohesha se më tradhton. Ai gjithashtu ka varësi nga pornografia. Shpresoj që s’do më gjykoni, sepse unë e di sa guxim më duhej të kërkoja ndihmë. Jam e vetme dhe dua të përmirësoj gjendjen tonë, prandaj e shoh si një plus të madh nëse do të më ndihmoni. Ju faleminderit.

Adelina Pjetra, Psikologe Klinike & Terapiste EMDR

Adelina Pjetra, Psikologe Klinike & Terapiste EMDR

Ndoshta do t’ju inkurajoj të dini se ju dhe bashkëshorti juaj nuk jeni vetëm. Varësitë seksuale të të gjitha llojeve janë përhapur shumë në shoqërinë bashkëkohore. Në fakt, në kundërshtim me stereotipin e zakonshëm, ky nuk është vetëm një problem mashkullor. Kjo lloj varësie prek burrat dhe gratë, djemtë dhe vajzat, në çdo grup moshë dhe në të gjitha sferat e jetës. Për shkak se ajo është e rrënjosur në dëshirën themelore të njeriut për marrëdhënie, varësia seksuale është e fortë dhe progresive në natyrë.

Për ta thënë këtë në një mënyrë tjetër, pornografia është e fuqishme, sepse ajo ofron një formë të falsifikuar të intimitetit dhe lidhjes. Është e rëndësishme t’i mbani në mend këto gjëra kur kërkoni të ndihmoni bashkëshortin tuaj që ka rënë pre e mashtrimit që seksi i depersonalizuar në fund të fundit mund të kënaqë dëshirat e zemrës njerëzore.

Lajm i mirë është se ndihma efektive mund të jepet. Unë ju  sugjeroj që ju dhe bashkëshorti juaj të filloni të kërkoni këshillim profesional dhe ju rekomandoj që ta bëni këtë së bashku. Mënyra më e suksesshme e trajtimit arrihet nëpërmjet një qasjeje terapeutike të sistemit familjar që përfshin një program fillestar të terapisë intensive, e ndjekur nga seanca këshillimi të rregullta dhe të vazhdueshme. Gjithashtu një pikë kyçe për rimëkëmbjen, është identifikimi i një miku të besuar ose grupi individësh, të cilët do të sigurojnë një mjedis mbështetës dhe përgjegjësie.

Mbani mend, ne të gjithë kemi mangësitë tona
Hapi i parë për të ndihmuar bashkëshortin tënd është të njohësh ose të kujtohesh se askush nuk është i përsosur. E di që ju menduat se ishte i përsosur kur u martuat me të, por e dini në çfarë ju ishit gabim. Jemi të gjithë njerëz, bëjmë gabime dhe kemi mangësi. Ne jemi gjithnjë në progres. Bashkëshorti juaj nuk është i përsosur, as ju nuk jeni. Kjo mund të tingëllojë si një deklaratë e thjeshtë ose si një mënyrë për të justifikuar thjesht sjelljen e keqe dhe të papërshtatshme të bashkëshortit tuaj, por jo! Nuk ka justifikime. Megjithatë, rikujtimi i papërsosmërive tuaja do t’ju ndihmojë të vendosni veten tuaj në një gjendje mendore për të ofruar dashuri dhe durim të sinqertë, ndërkohë që po mundoheni të ndihmoni bashkëshortin tuaj të ndryshojë. Ashtu siç do dëshironit që dikush tjetër të bënte për ju.

okGjeni mbështetje për veten tuaj më parë

Ju duhet të ndërmerrni veprime për të shpëtuar veten tuaj para se të mund të ndihmoni në mënyrë aktive dikë tjetër. Mos kini frikë të tregoni,të kërkoni ndihmë duke menduar se mos të tjerët do të thonë për ju se nuk jeni një bashkëshorte e mirë.

Varësia e pornografisë së burrit tuaj nuk është një ngarkesë që ju jeni projektuar për të mbajtur mbi supe vetëm. Ju nuk do të merrnit një gur dytonësh dhe do ta ngrini atë mbi shpatullat tuaja. Mbajtja e varësisë së pornografisë së bashkëshortit tuaj e fshehtë dhe pa kërkuar ndihmë mund të  ndihet tamam si kjo peshë, diçka e pamundur. Nëse nuk kërkoni ndihmë, atëherë gënjeshtra, turpi dhe dhimbja do të rëndojnë mbi ty emocionalisht, fizikisht dhe shpirtërisht.

Mbani mend që kjo nuk ka të bëjë me ju!

Porno nuk ka të bëjë me ju. Nuk ka të bëjë me madhësinë e gjinjve, madhësinë e belit tuaj, ose atë që nuk dëshironi të bëni në shtrat. Numri 1 i gënjeshtrës rreth pornografisë është se ajo ka të bëjë me seksin. Nuk ka të bëjë me seksin! Ka të bëjë me arratisjen dhe fantazinë. Ka të bëjë me angazhimin me një botë të rreme kështu që individi mund të çlirohet nga të gjitha problemet dhe frikërat që vijnë me realitetin.

Ndihmojeni atë të kuptojë rrënjët e varësisë

Duke folur me njëri-tjetrin në mënyrë produktive, duke u angazhuar në këshillim dhe / ose duke u bashkuar me një grup mbështetës (miq të ngushtë, janë të gjitha rrugët që mund t’ju ndihmojnë ju dhe bashkëshortin tuaj të kuptoni rrënjët se pse ai vazhdimisht e fut veten në kurthin e pornografisë.

Hiqni tundimin
Dikur kam dëgjuar një njeri të urtë që tha: “Është shumë më e lehtë të shmangësh tundimin se sa t’i rezistosh atij”. Sa e vërtetë është kjo. Ndihmojeni bashkëshortin tuaj të njohë kur ai është më i dobët dhe më i pambrojtur ndaj vesit të tij. Pastaj, përkrahe atë me mjete që i duhen  për të shmangur ato situata. Nëse ka një problem me pornografinë, atëherë përdorni filtra në kompjuter, telefona dhe tableta. Vendosni një fjalëkalim në pajisje, që vetëm ju e dini, dhe mbani kompjuterët në zonat më të larta të trafikut.

Kjo është më e lehtë të thuhet se sa të bëhet. Në fund të ditës, është pothuajse e pamundur të shmangësh plotësisht ose të largosh të gjitha tundimet. I vetmi lloj kontrolli që funksionon në të vërtetë nuk është i jashtëm, por më i brendshëm. Vetëkontroll. Por sigurisht ka disa hapa që mund të ndërmerren për t’i bërë gjërat më të lehta.

Bëhuni mikja e tij më e besueshme
Një nga sekretet për të trajtuar me sukses një varësi është formimi i një ekipi dhe trajtimi së bashku. Mos lejoni që bashkëshorti juaj të përpiqet për ta luftuar këtë varësi të gjithin vetëm dhe pa ndihmë. Ai ka nevojë për ty! Vendosni qëllime së bashku, vendosni një plan dhe i thoni bashkëshortit t’ju raportojë rregullisht mbi ecurinë. Ai duhet të ndihet krejtësisht i kënaqur duke biseduar me ju, pa u ndjerë i gjykuar ose i bezdisshëm (sigurisht, mund të ketë rrethana kur kjo nuk është e lehtë, apo edhe e mundur). Është shumë më e mundur që ai të thyejë zakonet e tij të këqija dhe të përjetojë përparim të vërtetë dhe të qëndrueshëm nëse i japin llogari dikujt tjetër përveç vetes.

Mos kini frikë të bëni pyetje të vështira
Varësia e bashkëshortit tuaj ka gjasa të jetë një temë shumë e ndjeshme, prandaj bëhuni një mike ku ai mund të ketë besim dhe konfidencë. Bëhuni mikja dhe bashkëshortja që edhe ju do të donit që ai të  ishte me ju, nëse do të ishit në situatën e tij duke u përballuar me një detyrë të pamundur. Dhe, mos u dorëzoni! Pavarësisht nga ndonjë pengesë që mund të përjetoni, mos hiqni dorë kurrë!

Tregoni respekt edhe n.q.s mendoni se ai nuk e meriton

Burrat janë më të hapur dhe pranues kur ndihen të respektuar. Kur nuk tregoni respekt për burrin tuaj, ai mund ta marrë këtë si refuzim, i cili shërben vetëm për të shtuar besimin e tij se pornografia ishte e vetmja botë në të cilën mund të ndihej mirë për veten. Mendoni për këtë: nëse një grua supozon se burri i saj nuk mund të bëjë asgjë, cili është motivimi i burrit për të ndryshuar? Nëse gruaja merr të gjitha përgjegjësitë, ku e ka burri hapësirën të rritet në përgjegjësitë e tij të mira?

Përdorimi i pornografisë është një tregues i një zemre të dëmtuar. Zemrat që janë të dëmtuara duhet të ndërtohen, të mos shkatërrohen. Një nga mënyrat më të mira që mund t’i ndërtojmë njerëzit tanë është duke u treguar atyre respekt.

Bëhuni një burim mbështetjeje dhe inkurajimi
Ballafaqimi me një varësi mund të vrasë vetëvlerësimin e një personi. Dhe vetë vlerësimi i ulët e bën luftimin e varësisë shumë më të vështirë. Pra, ju duhet të  jeni një burim i inkurajimit dhe i mbështetjes. Duhet t’i bëni të ditur bashkëshortit tuaj që ai mund të ketë besim tek ju, se e doni dhe se do të bëni gjithçka që mundesh për ta ndihmuar. Kjo nuk heq përgjegjësinë e tij personale për të bërë zgjedhje më të mira, por i fuqizon ato. Ndërsa ndjen dashurinë tuaj, ai do të dëshirojë të jetë më mirë për ju, dhe kjo mund të jetë një fuqi shumë motivuese.

Bëni diçka të këndshme së bashku

Rrugëtimi për shërimin nga varësia e pornografisë mund të jetë e vështirë. Ndonjëherë gjëja e fundit që mund të sjellësh në mend të planifikosh, është të bësh diçka të këndshme. Kur të filloni dhe të dilni përsëri me bashkëshortin tuaj, shëtitje, për kafe, të bëni shaka me njëri-tjetrin, të uleni së bashku në tavolinë, ju mund të arrini ta shikoni përsëri atë si bashkëshortin tuaj dhe jo si një person i varur nga pornografia. Të bëni diçka të këndshme së bashku është një mundësi për të ndjerë mirësi, dhembshuri dhe intimitet me njëri-tjetrin.

 

Shumë nga këto sugjerime nuk mund të bëhen në mënyrë të njëanshme. Nuk mund ta ndreqni ju problemin për bashkëshortin tuaj dhe nuk duhet të ndiheni fajtore për gabimet e tij. Por, kur ka një dëshirë të vërtetë për të ndryshuar, ju mund të punoni si një ekip dhe ta mposhtni këtë sfidë së bashku.

 

To Top

Powered by themekiller.com anime4online.com animextoon.com apk4phone.com tengag.com moviekillers.com