Posta

October 30, 2017 | 9:33

POSTA/ Kam nevojë për mendimin tuaj!

Përshëndetje. Shpesh kam dëgjuar që në një lidhje dashurie fiton ai që ikën. Nuk e kam kuptuar këtë lloj shprehjeje, pasi kur një çift ndahet, janë të dy personat që vuajnë. Jam e lidhur prej dy vitesh tashmë, dhe jo se nuk jam e sigurt për lidhjen time, por dëgjoj kaq shumë njerëz të ndahen, sa njëlloj druajtje e ndjej edhe unë. Çdo bëj më pas, a do ta marr dot veten?

divorc

Nga Denata Toçe Psikologe Këshillimi

Nga Denata Toçe
Psikologe Këshillimi

Përshëndetje. Duke menduar kështu, kam frikë se nuk po i gëzoheni marrëdhënies që keni, por jeni mbërthyer prej frikës se çfarë mund të ndodhë. Duke sikur ju tashmë keni disa të dhëna që marrëdhënia juaj po shkon drejt kësaj rruge, përderisa jeni e shqetësuar?! Ju nuk e thoni këtë qartë në letrën tuaj, por shtroni dy pamje të situatës: e para, se kush fiton prej jush nëse njëri lë tjetrin i pari dhe së dyti, a do e ? ? jetën së bashku, për aq sa mund të zgjasë, dhe nëse premtimi është të vazhdojnë sa të kenë jetë, ashtu qoftë. Nëse jeta sjellë ndarje brenda edhe një marrëdhënieje si kjo, nuk ka kuptim të mendosh se kush fiton dhe kush humbet, pasi të dy palët humbasin njëri-tjetrin. Rëndësi ka respekti për veten tuaj për këtë marrëdhënie në të cilën keni qenë pjesë, dhe padiskutim që në të ardhmen do të kthehet si një nga kujtimet më të bukura të jetës suaj. Dhe së fundmi, njeriu është i destinuar ta marrë veten nga lëndimet, mjafton që ato të mos bëhen pengesë për të trashëguar jetën. Nuk besoj se ju jeni në këtë situatë. Ju thjesht, jetoni atë që keni më të sigurtë për momentin, të tashmen. Jetë të mbarë! marrësh veten pas kësaj ndarje. Në të dyja deklaratat e shtruara në formën e pyetjeve, shikoj frikën tuaj, prej një konfirmimi se diçka nuk po shkon mirë në këtë marrëdhënie. Sigurisht që çdo marrëdhënie, e cila është harmonikisht funksionale, ka shumë mundësi që të vazhdojë e qetë dhe nëse ka ndjenja të shëndetshme dhe të çlirëta dashurie, të jetë e përjetuar mirë dhe me pasionin që meriton, me dëshirën për ta jetuar

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top