FB

February 23, 2023 | 9:05

Posta / “Kryej marrëdhënie intime vetëm kur pi alkool…”

Marrëdhënia seksuale me gruan time është thjesht e mrekullueshme, në shtrat, në makinë, në tavolinën e kuzhinës. Prej vitesh e kam konsideruar veten shumë me fat, sepse ajo është krejt “pa frena”, e papërmbajtur. Por kohët e fundit diçka ka ndryshuar. Kam vënë re se ajo është e interesuar të bëjmë dashuri vetëm pasi ka pirë pak alkool. Dhe tani kam gjetur arsyen shqetësuese pse ndodh kjo.

Ne kemi tetë vjet të martuar. Unë jam 40 vjeç dhe gruaja ime është 38 vjeç.

Unë ende e shijoj seksin kur ajo është e gatshme, por ka filluar të më shqetësojë që ajo nuk ka interes nëse nuk është e ndikuar nga pija. Nuk dua që jeta jonë seksuale të jetë e varur nga alkooli.E kam pyetur nëse asaj nuk i dukem më tërheqës ose nëse ka ndonjë problem që nuk e di, por ajo këmbëngul se ende mendon që marrëdhënia jonë në shtrat është e mrekullueshme.

Ne jemi aventurier dhe kemi provuar edhe të përdorim lodrat e seksit, e të tjera gjëra, por vetëm kur është e dehur.  Nëse i bë dhuratë një palë të brendshme, i gatuaj ushqime të shijshme që i ka qejf ose bëjmë një banjë bashkë, justifikimet fillojnë të mos kemi kontakt nëse ajo nuk ka pirë alkool.

Ajo shprehet shumë e lodhur, shumë e stresuar ose që ka dhimbje koke. Por e dija se pas kësaj kishte diçka më shumë. Më në fund ajomë ka rrëfyer se është abuzuar nga një person kur ishte nga mosha gjashtë deri në 11 vjeç. Unë u tmerrova dhe ajo nuk i kishte thënë askujt për këtë. Unë e dua atë dhe nuk di si ta ndihmoj. Po më mbarojnë idetë. Cfare duhet te bej? E kuptoj që jeta seksuale e çifteve të martuara nis dhe ndryshon për keq, por kjo është më shumë se kaq.

Përgjigja e terapistëve:

Jam e sigurt se e kuptoni pse e ka të vështirë të flasë për abuzimin, por ka organizata që mund të ndihmojnë. Alkooli mund të jetë mënyra e vetme që ajo mund të shkëputë mendimet për seksin nga abuzimi që ka përjetuar. Tregojini gruas sa shumë e doni. Mundohu ta sigurosh se duke marrë mbështetje për abuzimin e saj, ajo do të jetë në gjendje të ecë përpara me jetën e saj. Biseda me një terapist seksi dhe marrëdhëniesh do ta ndihmonte atë.

 

 

 

 

 

 

/ Panorama.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top