Përshëndetje, jam një 64-vjeçare. Jam e stresuar, mendoj vetëm negativitete. Më kanë dhënë Alptozolam për qetësim. Ju lutem më këshilloni si ta ndihmoj veten pa nevojën e mjekimit.
Nga Denada TOÇE, psikologe këshillimi
Përshëndetje e dashur lexuese!
Në moshën që jeni ju, është e kuptueshme që stresi dhe vështirësitë me humorin të jenë të pranishëm. Ju udhëzoj të kontaktoni me një psikolog klinik për t’ju dhënë ndihmën e nevojshme, për të kombinuar fillimisht terapinë e fjalës me medikamentet që merrni dhe duke reduktuar gradualisht këto të fundit. E rëndësishme është që ju kërkoni ndihmë. Ky është hapi i parë drejt përmirësimit.
Më pas, ndihma për t’u përballur me të gjithë vështirësitë e mënyrës së të menduarit dhe se si të ndërtoni një stil të ri jetese, me ndryshimet që keni përpara, do të duhet të ndodhë gradualisht. Ju rekomandoj të përqëndroheni më shumë edhe te ndërtimi i një axhende të re në rutinën tuaj, duke filluar me kujdesin si social, emocional dhe atë fizik. Daljet në ajër të pastër, drekat dhe darkat me miq që i ke për zemër, por edhe vetëm nëse kjo është shoqëria më e mirë, krijoni një mundësi për të bërë aktivitet fizik, të paktën dy herë në javë, me energji të moderuar. Ecja është shumë e mirë. Ndërkohë, shumë të suksesshme kanë rezultuar të jenë edhe kurset e kërcimit. Këtë iniciativë mund ta ndërmerrni edhe me bashkëshortin tuaj, nëse ai është i disponueshëm dhe i gatshëm. Uroj më të mirën për ju!
Botuar në Revistën “Psikologjia”, Nr. 171
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.