FB

January 29, 2022 | 8:04

Posta nga Denata Toçe / A mund të largohet negativiteti?

A mund të largohet negativiteti? Spontanisht më ka ardhur, sepse kam qenë shumë pozitive. Tani nuk kam më ndjenja që të më bëjnë t’u buzëqesh njerëzve, t’u sillem qetë apo ngrohtë në rastin më të mirë. Më ndodh të mos përjetoj emocione të tilla që prej një viti. Thua ka ndikuar pandemia, mbyllja?

 

Denata Toçe, Psikologe Këshillimi

Denata Toçe, Psikologe Këshillimi

Pandemia ka qenë një ngjarje traumatike për njerëzimin, dhe shumë prej nesh kalojnë momente dëshpërimi. E thënë kështu, mund të ketë ndikuar. Por për ta qartësuar më mirë vetveten, do të duhet të bëni një reflektim se cilat janë gjërat që ju gëzojnë, ju motivojnë, ju pëlqejnë të bëni në jetën e përditshme, që ju rrisin motivacionin.

Nëse këto gjëra, nuk i realizoni dot si më parë për shkak të pandemisë, atëherë arsyetimi është i thjeshtë. Por nëse ju e gjeni vetën të mendoni negativisht edhe pse dinamika juaj nuk ka ndryshuar, atëherë do të duhen të shihen edhe faktorë të tjerë në jetën tuaj. Nga përvoja e studimit të sjelljes së njeriut, motivimi është një faktor shumë i rëndësishëm për të menduar pozitivisht.

Kërkoni të gjeni mënyrat më të natyrshme për ju që ju bëjnë kënaqësi dhe ndajini ato me njerëzit e dashur. Edhe pse mund t’ju kapë kjo ndjenjë negative, sërish çojeni veten drejt motivimit personal, drejt ndodhive apo njerëzve që ju sjellin gëzim. Nëse ka përkeqësim të humorit, atëherë do të ishte e udhës të mund të drejtoheni te një profesionist për t’ju orientuar në nevojat tuaja.

 

 

Botuar në Revistën “Psikologjia”, Nr. 164

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top