FB

May 17, 2022 | 10:00

Posta nga Denata Toçe / A shërohet trauma?

Përshëndetje e nderuar psikologe. Dihet se të gjithë njerëzit kalojnë në jetë një sërë problematikash, madje me raste edhe trauma. Ajo që unë dua të di dhe kam shumë nevojë të mësoj është, a mund të shërohet trauma dhe si?

Denata Toçe, Psikologe Këshillimi

Denata Toçe, Psikologe Këshillimi

Përshëndetje. Traumat janë ngjarje të pakëndshme, shokuese, të cilat ndodhin në jetën tonë krejt papritur. Mund të jetë afatshkurtër por edhe afatgjatë. Pra mund të jetë një çast traumatik, por me impakt të madh, por edhe një kohë traumatike. Si të këtilla ato janë pjesë e memories sonë, dhe nuk largohen prej saj, por ajo që është më e rëndësishme, është marrëdhënia që ne krijojmë me traumën, duke e pranuar dhe duke i dhënë kuptimin për të tashmen.

Sigurisht që traumat kanë trajtim dhe mund të shkojnë drejt rehabilitimit të plotë, edhe pse kujtimi i saj mbetet përvojë jetike. Kjo nuk do të thotë që përvoja jetike do të na përndjekë gjithë jetën, ajo thjesht është me ne, udhëton me ne dhe shpeshherë na shtyn ambicien për të bërë gjëra fantastike me jetën tonë. Shpeshherë fajësojmë veten për ato ngjarje që na ndodhin, por “shërimi” shpirtëror fillon aty ky falja fillon. Fillojeni nga vetja dhe më pas nga personat e mundshëm që mund të kenë shkaktuar traumën. Uroj t’i jem përgjigjur pyetjes suaj.

P.s: Mos harroni t’i drejtoheni një profesionisti për trajtimin e traumës pasi ndihma profesionale është mjaft e rëndësishme.

 

 

 

Botuar në Revistën “Psikologjia”, Nr. 166

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top