FB

April 27, 2021 | 8:20

Posta nga Denata Toçe / Divorci, kam frikë të kthehem në Shqipëri!

Përshëndetje, po ju shkruaj dhe ndoshta më ndihmon sado pak. Jam një zonjë me dy djem, 8 dhe 4 vjeç. Jam e ndarë prej dy muajsh. Jetoj në Francë dhe problemi është që fëmijët i kam të vegjël. Dhe kam frikë të them në Shqipëri se jam azilante e nuk besoj se do e fitoj azilin. Kam frikë të kthehem për shkak të njerëzve se do flasin e unë jam një natyrë që më vrasin shumë fjalët dhe opinioni i tyre. Se ne shqiptarët kështu jemi.

Përshëndetje e dashur nënë. Nëse nuk mendoni se nuk do të mund të fitoni azilin, atëherë ndoshta do të duhet të përgatiteni për një jetë tjetër, e cila mund të jetë edhe vendi juaj. Njerëzit nuk i kemi gjithmonë me vete. Ka disa prej tyre që na duan, na kanë për zemër, na ndihmojnë dhe qëndrojnë afër pa kushte. Këta janë të rrallë, por janë.

Ka disa prej tyre që nuk do na duan, merren me fjalë, krijojnë histori dhe intriga. Epo, këta do të flasin për ne gjithsesi, edhe sikur ju të mos ishit e divorcuar. Rëndësi kanë më shumë fëmijët tuaj dhe ju, e ardhmja juaj. Sa e rëndësishme është që ju të ndjeheni mirë me njëri-tjetrin. Sa mirë do të ishte që të fillonit të tregoni se sa e fortë dhe e pavarur jeni duke rritur dy fëmijë e vetme, madje dhe duke pasur një rezultat të mirë me ata. Sa fjalë të mira do të dëgjoje me gojës sime nëse do të shikoja që ju do të ndërtoni tashmë një shtëpi e ëmbla shtëpi, një tjetër, ndoshta edhe më të mirë.

Njeriu është i përgatitur që në rënie të ketë më pas edhe ngjitje. Mbas një kohe me shi, del dielli, madje edhe ylberi. Kështu kurajo, fjalët do të mbeten aty ku janë thënë, jeta është më e gjatë dhe më e bukur se kaq, dhe shumë e shkurtër për ta jetuar për të tjerët.

 

 

Botuar në Revistën “Psikologjia”, Nr. 157

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top