Posta

February 22, 2020 | 8:12

Posta nga Denata Toçe / Jam dyshuese ndaj vetes!

Jam 17 vjeç dhe jam e interesuar te lexoj revistën tuaj pasi mund të më ndihmojë jo vetëm për t’u rritur por edhe për të larguar një ves nga vetja (siç e quaj unë). Problemi im kryesor është dyshimi. Kam vështirësi të marr vendime dhe të dëgjojë dëshirat e mia të brendshme. Një problem i tillë më vështirëson të jetojë lirshëm dhe të kryejë gjërat pa ndjesinë e pendesës më pas. Mendoj se ajo që më mundon më shumë është mania që unë kam për të krahasuar veten me të tjerët në çdo gjë që bëj. Si të bëj që të veproj ndryshe? 

Nga Denata Toçe Psikologe Këshillimi

Nga Denata Toçe
Psikologe Këshillimi

Pa dashur, ju i keni thyer përgjigje vetes suaj. Më pëlqen analiza që i këni bërë vetes dhe fakti që ju e identifikoni kaq qartë problemin. Filloni ta shikoni nga ky këndvështrim. Sigurisht që ju merrni vendime për veten, por ju dhe shumë të tjerë ngecin dhe pendohen mbi vendimet që marrin pasi ndjehen të pasigurt kur shikojnë me syrin e tyre se sa mirë po i shkon të tjerëve vendimi që ATA kanë marrë.

Krahasimi nuk është një mekanizëm shumë fort komod për veten edhe pse ne nuk jetojmë dot pa të, është pjesë e ambicies së njeriut. Shikojeni kështu, ne asnjëherë nuk e dimë si ndjehen dhe çfarë problemesh kanë të tjerët, ne asnjëherë nuk mund të kuptojmë plotësisht, mbi të gjitha, mendimet e të tjerëve.

Ne shpesh i gjykojmë të tjerët si më të lumtur, më të susksesshëm se ne. I shikojmë si më të pasur apo të varfër. Pra ne mendojmë se “bari është më jeshil tel oborri i komshiut se tek oborri jonë”. Provoni të mendoni se edhe në oborrin tuaj bari është po aq jeshil, pasi ju premtojë që secili prej nesh ka një jetë, detaje të së cilën nuk është fort i kënaqur, ose kanë probleme nga më të ndryshmet.

Gëzojuni “barit” tuaj dhe shijoni sa nuk këni shpenzuar shumë kohë duke parë barin e komshiut. Ju premtojë që do të ndjeheni më mirë. Në çdo rast zgjedhje, ju do të ndjeheni i penduar nëse mendoni sikurse përshkruani më sipër, atëherë bëni një zgjedhje dhe rikthejuni pa hezituar nëse jeni të pakënaqur me zgjedhjen e bërë. Mendojnë që nuk ka asnjë gjë të keqe në këtë mes, përkundrazi, është shumë e shëndetshme të pranosh se keni gabuar.

Kujdes! Mos mendoni sa herë që bëni një zgjedhje, paraprakisht se keni gabuar. Kjo i vështirëson gjërat sepse ju po parashikoni diçka të cilën ende nuk e keni jetuar. Jetojini zgjedhjet tuaj dhe mesoni prej tyre. P.sh nëse keni marrë vendimin të blini një copë të kuqe për të qepur një veshje dhe jo ngjyrën blu, kënaquni me atë që keni blerë, shijojeni, jetojeni e nëse kuptoni që ngjyra nuk ju shkon, herën tjetër, ju keni mundësi ta ndryshoni, por jo të fajësoni vetes “si nuk e kuptuar që në fillim”. Kjo është rraskapitëse. Unë ju mora shembullin e veprimeve/vendimeve të thjeshta në jetë, por e njëjta logjikë peshohet edhe për vendime më të vështira, që sigurisht peshohen më gjatë, pasi përgjegjësia rritet. Mos u merakosni për këtë gjë! Jepini vetes kohën e duhur për të gjykuar avantazhet dhe disavantazhet dhe më pas të merrni një vendim. Mos e vini kaq shumë në diskutim veten tuaj sepse fakti që ju dyshoni, do të thotë që jeni një person shumë i përgjegjshëm dhe ia vlen shoqëria me ju. Jam e sigurtë që çdokush do të donte t’ju kishte model.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top