“Nuk ka rëndësi produkti, i rëndësishëm është procesi”.
Në kundërshtim me besimin popullor, ju nuk duhet të keni ndonjë aftësi artistike që të përfitoni nga terapia e artit. Terapia e artit është e rrënjosur nga Sigmund Freud dhe teoritë Carl Jung-së të nënndërgjegjëshmes dhe të pandërgjegjëshmes, duke u bazuar në idenë se simbolet vizuale dhe imazhet janë më lehtësisht të qasshme në format e komunikimit. Terapia e artit mund të jetë veçanërisht e dobishme me fëmijët apo të rriturit me fjalor të kufizuar dhe mjeteve të shprehjes verbale.
Por pse është terapia e artit kaq popullore? Për shumë arsye, duke përfshirë si vijon:
- Ju mund të punoni përmes çështjeve emocionale pa folur për ndjenjat tuaja
Terapia e artit ofron një mënyrë për të zhbllokuar shprehjen emocionale pa pasur nevojë të uleni dhe të flisni për ndjenjat. Arti e bën më të lehtë përfaqësimin e emocioneve intensive pa gjuhë.
- Ju ndjeni më të fuqizuar
Terapia e artit ndihmon individët të shprehin emocionet dhe frikën nëse ata nuk janë në gjendje të artikulojnë përmes mjeteve konvencionale.
- Ju mund të reduktoni stresin
Përveç njohurive që mund të përfitoni, produkti përfundimtar që ju do të keni në dorë, pra akti i krijimit mund të reduktojë stresin. Nivelet e stresit do të shkojnë poshtë dhe ndjenjat e paqes dhe lumturisë rriten.
- Ju çliroheni nga emocionet dhe shpreheni në mënyrë të sigurtë
Zemërimi, frika dhe pakënaqësia mund të çlirohet duke hedhur bojë mbi një kanavacë, etj.
- Ju mësoni për veten
Ju mund të nxirrni në pah kombime me ngjyra me (bojë, stilolapsa, lapsa, etj) , që t’ju sjellë paqe dhe do t’ju ndihmojë të përdorni artin si një terapi personale.
- Ju largoheni nga kaosi dhe lidheni me brendësinë tuaj
Ju shqyrtoni endërrat tuaja , emocionet…Arti është një mënyrë interesante për të shfryrë.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.