Posta

March 20, 2020 | 8:10

Posta nga Denata Toçe / Më mungon vetëbesimi

Përshëndetje! Nuk di as se çfarë të shkruaj, duke qenë se të gjithë sintezën e problemit tim e kam shkruar në titull. Prej kohësh vuaj nga shqetësime duke mbajtur mbi vete probleme gjigante dhe marrëdhënie me të tjerët dhe probleme me ushqyerjen. Për shkak të këtyre problemeve, m’u desh të kthehesha te prindërit e mi, pas 10 vitesh që kishin një punë shumë të mirë dhe një shtëpi të cilën e paguaja me rrogën time. Fizikisht nuk ndiej asgjë, nuk thyhem kollaj, por nëse do të hiqja dorë nga ilaçet antidepresivë që do marr, jam e sigurt që do të bija sërish në depresion. Kam rreth tre muaj që jam lidhur me një psikolog, por kam nevojë që të di se nuk jam e vetmja që bart probleme të tilla.

Nga Denata Toçe Psikologe Këshillimi

Nga Denata Toçe
Psikologe Këshillimi

Sigurisht që ju nuk jeni e vetmja që keni vështirësi me vetëvlerësimin dhe kësisoj edhe vetëbesimin. Shumë prej nesh i kalojnë të paktën një herë, mos më shumë, situata si këto. Jeta ofron shumëllojshmëri përvojash, disa prej të cilave gjatë rritjes sonë, që kur jemi fëmijë nuk janë të këndshme.

Situata si këto, na kanë treguar se vlejmë jo mjaftueshëm për t’i përballuar ato, kështu shtrembërohet perceptimi mbi veten. Ky shpjegim është mjaftueshëm i shkurtër për të sqaruar përvojën personale të secilit prej nesh dhe tuajën në fjalë, por mendoj se ndjekja me një profesionist të fushës do t’ju ndihmojë të ndiqni gjurmët dhe përballeni me ato. Duket se ju jeni e fortë, pasi keni marrë kurajën të merreni me veten (te psikologu, të shkruani në redaksi etj). Kjo ju bën ju personin që ta doni veten, ndaj dhe ju përgëzoj.

Vazhdoni kështu dhe forcat tuaja janë tashmë në rrugë të mbarë, përtej përdorimit të medikamenteve. Kur këto të fundit janë të nevojshme, të përshkruara nga profesionistë kompetentë të fushës, atëherë e udhës është të konsiderohen si zgjidhje e mundshme e vështirësisë, pa e “torturuar” veten mbi realitetin e konsumimit të tyre, si “helmi magjik”, por si domosdoshmëri e përkohshme ose jo.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top