Këshilla & Arsye

March 20, 2020 | 8:12

Punë në kohë krize, ja se si nënat të ruajnë qetësinë me fëmijët dhe grupin e punës

Ekspertët e krizave dhe të izolimit kanë përpiluar disa këshilla të rëndësishme dhe të thjeshta, për nënat që punojnë në shtëpi, se si të ruajnë qetësinë me fëmijët dhe në të njëjtën kohë të vazhdojnë të jenë udhëheqëse efektive dhe të mira me ekipin e punës.

E gjithë puna gati tërësisht e transferuar në shtëpi, fëmijët tuaj që nuk mund të dalin nga shtëpia as për shkollë e as për aktivitete mund të krijojnë një situatë shumë të vështirë për t’u përballuar për nënat të cilat veç këtyre dy shqetësimeve duhet të kujdesen edhe për shtëpinë dhe gjëra të tjera. Problemi i vetëm është se shumë njerëz e kanë të vështirë të reduktojnë ose evitojnë stresin e tepërt, i cili nga ana tjetër zvogëlon efektivitetin e sistemeve përgjegjëse për riparimin e lëkurës, efektivitetin autoimun, hormonet riprodhuese dhe tretjen.

Ajo që ka më shumë rëndësi këtu është se në rastin e COVID-19, jeta jonë varet nga sistemet tona imune. Reagimi ndaj stresit, me anë të të cilit ne mundohemi të mbajmë të sigurt veten dhe familjet tona është në të vërtetë duke kompromentuar aftësinë tonë për të luftuar virusin.

Ja cilët janë faktorët kryesorë që duhet të merrni parasysh ndërsa lundroni në këtë situatë:

Si të përballoni stresin tuaj

Si nënë që punoni, bashkëpunëtorët dhe fëmijët presin nga ju që ti tregoni se si ata ta përballojnë këtë situatë, kështu që është edhe më e rëndësishme për ju të menaxhoni stresin tuaj në mënyrë që të mund të ruani qetësinë për të tjerët. Ja disa këshilla:

Kujdesuni për shëndetin tuaj fizik dhe mendor

Ushtrimi, të ushqeheni mirë dhe të flini mjaftueshëm janë thelbësore për të mbajtur të fortë sistemin tuaj imunitar. Shmangni kafeinën e tepërt, e cila mund të përkeqësojë reagimin tuaj ndaj stresit dhe alkoolin, i cili na bën të ndjehemi të lodhur dhe në depresion. Pini shumë ujë, i cili ndihmon në eliminimin e toksinave nga trupi.

Përqendrohuni në atë që mund të kontrolloni.

Ka shumë gjëra që ndihen jashtë kontrollit, por ju mund të kontrolloni veprimet tuaja. Shkëputuni nga lajmet e vazhdueshme që janë krijuar për të na mbajtur në gjendje frike. Përqendrohuni te detyrat më urgjente dhe jepini leje vetes të injoroni gjithçka tjetër. Gjeni kohë për t’u lidhur me miqtë dhe familjen ku mund të ndani frikën dhe zhgënjimin tuaj. Kjo do t’ju japë mundësinë për të qenë atje për të tjerët.

Bëni një inventar të brendshëm.

Vini re cilat shenja fizike të stresit po shfaqni dhe modelin e mendimeve tuaja. Merrni këto hapa për të luftuar stresin:

-Merrni frymë plotësisht dhe thellësisht pesë herë për të qetësuar sistemin tuaj nervor dhe për të mbushur sistemin tuaj me oksigjen të freskët, gjë që ju ndihmon të mendoni në mënyrë kreative.

-Uluni me sy të mbyllur, qetësoni mendjen dhe skanoni trupin tuaj. Lëshoni tensionin kudo që e vini re.

-Bëni yoga për të lejuar rrjedhjen normale të gjakut dhe për të hyrë në një këndvështrim tjetër.

Si t’i ndihmoni fëmijët:

Si prind, ju vendosni tonin brenda familjes tuaj. Fëmijët janë të mbindjeshëm ndaj emocioneve të mamasë dhe qetësohen kur ndjehen të sigurt. Megjithë shqetësimin tuaj me këtë situatë, është e rëndësishme të mbani një kokë të qetë për fëmijët tuaj. Ato brendësojnë frikën dhe mund të ekzagjerojnë mendimet duke krijuar histori irracionale. Këtu janë disa sugjerime për t’ju ndihmuar:

Komunikimi:

Informojini ata rregullisht për atë që po ndodh me informacione të përshtatshme për moshën e tyre. Mbajini larg burimeve të vazhdueshme të lajmeve. Tingujt dhe imazhet mund të jenë shumë të përshtatshme që fëmijët t’i përvetësojnë si duhet. Bazohuni në fakte konkrete dhe themelore kur i shpjegoni diçka.Krijoni besim se prindërit e tyre janë duke bërë gjithçka të mundshme për t’i mbajtur ata të sigurt. Dëgjojini dhe pyetini vazhdimisht se si ndjehen.

Çdo fëmijë është i ndryshëm:

Shihni për shenja që mund të ketë shkaktuar stresi tek fëmijët tuaj të tilla si një ndryshim në sjelljen normale: të vepruarit ndryshe, të qenit jashtëzakonisht i qetë, ikja e oreksit apo dëmtimi i vetes. Njerëzit e manifestojnë stresin ndryshe, kështu që sigurohuni të lidheni me secilin fëmijë individualisht për t’i kontrolluar. Shpesh ai që është më i qetë është ai që po vuan apo po stresohet më shumë.

Vendosni rutina:

Fëmijët ndjehen më të qetë kur kanë një ditë të programuar dhe me orare fikse. Si e juaja, edhe jeta e tyre në shtëpi dhe shkollë ka ndryshuar. Eshtë e rëndësishme të caktoni aktivitete të përditshme në të cilat mund të mbështeten: Zgjimi dhe koha e gjumit në orar të caktuar, ushqimi, aktivitete të shkollës dhe lojës në orare të caktuara sikurse edhe bisedat me familjarët në video telefonata.

Për momentin, jeta ka ndryshuar. Por si çdo krizë tjetër, me kalimin e kohës do të adaptohemi dhe mësojmë mënyra të reja të përballimit. Kjo është një mundësi për të zhvilluar muskujt tuaj të qëndrueshmërisë dhe për të formuar sjelljet që do të ndihmojnë fëmijët tuaj të zhvillojnë veten, dhe më e rëndësishmja, ta mbani familjen tuaj të fortë emocionalisht dhe fizikisht. Së fundmi mos harroni të argëtoheni dhe të qeshni me familjen tuaj, ky është një moment i vecantë kur ju jeni të gjithë bashkë, ndaj përfitoni sa më shumë që të mundeni!

 

Burimi / www.scan-tv.com

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top