Posta

September 12, 2019 | 8:50

POSTA nga Denata TOÇE / Nuk kam më intimitet me gruan

Jam një djalë 28 vjeç. Jam i martuar dhe kam një djalë 2-vjeçar. Problemi është se, si ka mundësi që nuk kam ndjenja për nusen. Fare, fare, as vetë nuk e kuptoj dhe nuk di çfarë të bëj. Ajo është shumë aktive, por unë nuk kam ndjenja për të, nuk e di pse. Apo duhet të bëj ndonjë vizitë? Për këtë jam shumë i mërzitur. Çfarë duhet të bëj, më vjen dhe zor të shkoj tek mjeku.

Nga Denata Toçe Psikologe Këshillimi

Nga Denata Toçe
Psikologe Këshillimi

Përshëndetje i dashur lexues. Ju keni ndjenja për gruan tuaj, por ndoshta ato nuk kanë një drejtim romantik sikundër mund t’i keni pasur më përpara. Kjo është një pyetje që do të duhet të shtroni tek vetja juaj: a keni pasur më parë ndjenja për të? Nëse po, çfarë ju tërhiqte tek ajo?

Kështu, ju mund të reflektoni, së bashku edhe me një profesionist, që të orientoheni dhe të ndihmoni njëri-tjetrin të “kapni” kohën dhe vlerat, cilësitë që ju kanë tërhequr te njëri-tjetri. Gjithashtu, të ridimensioni marrëdhënien tuaj. Ka edhe një të vërtetë tjetër që do të duhet të merret parasysh gjatë reflektimit tuaj. Kur vjen një fëmijë në jetë, ndjenjat janë të fokusuara gjithashtu te përgjegjësitë, sigurimi dhe siguria, pra mendja juaj është e zënë me prioritete të tjera të cilat ç’fokusojnë vëmendjen dhe ndonjëherë i vendos ndjenjat romantike në një dhomëz tjetër, por sërish ato janë aty. Ndoshta do t’ju duhet një ndihmë profesionale e cila mund t’ju udhëheqë drejt tyre.

 

 

Botuar në Revistën “Psikologjia”, Nr. 141

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top