Posta

October 26, 2019 | 8:10

Posta nga Denata Toçe / Nuk lejoj dot vajzën të ketë lidhje

1

Jam një nënë që kam një vajzë 20-vjeçe. Vetë jam e divorcuar prej disa vitesh, duke mos pranuar më të vija kurorë për hatër të vajzës. Mirëpo sot më preokupon ideja se bija ime ka një lidhje me një djalë. Ata kanë vendosur të bashkëjetojnë. Mua nuk më pëlqen sepse ajo është ende e re. Ndoshta për shkak dhe të mendësisë që jam rritur vetë, kjo gjë më krijon shqetësim. Por unë dua që ajo të jetë e lumtur. Nga ana tjetër, vajza më kritikon dhe kërkon të vendosë siç ka ndërmend të veprojë. Nuk di më si të veproj.

Nga Denata Toçe Psikologe Këshillimi

Nga Denata Toçe
Psikologe Këshillimi

Këto janë vërtet momente jo shumë të lehta për një nënë, sidomos kur figura e saj në familje është e vetme. Është e vështirë të thuash “JO” në komunikimin me fëmijën tuaj. Por kur prindi arrin të thotë edhe “JO” do të thotë se është duke bërë më të mirën për fëmijën e tij. Fundja, kjo është detyra juaj. Jam e bindur që ju keni gabuar në jetën tuaj. E kush prej nesh nuk e ka bërë. Por i mençur është ai që mëson prej tyre e madje edhe prej gabimeve të të tjerëve. Kjo kërkon kurajë e forcë të madhe psikologjike, për të bërë atë që duket më e mira. Ndaj dhe ju kuptoj pse ju nuk jeni dakord.

Jam e bindur që ju duhet të keni komunikim shumë të  mirë me vajzën tuaj, por kam dëshirë të ndaja disa mendime në raport me urat e komunikimit, që shpesh janë zgjidhja më e mirë për të përmbyllur një diskutim. Sigurisht që dëshira e vajzës suaj është që të mund të bashkëjetojë me njeriun që do. Ju këtë e kuptoni besoj. Në vend që t’i thoni menjëherë “JO” dëshirës së saj, provoni të kuptoni ndjenjat që fëmija po përpiqet t’ju shprehë.

Sigurohuni që e keni dëgjuar deri në fund vajzën tuaj dhe e keni kuptuar se si ajo ndjehet përpara se të merrni një vendim, pse jo të dyja. Nëse ajo ju ka ardhur dhe ju ka pyetur paraprakisht, do të thotë: a)respekton mendimin e prindit; b)kërkon që ta kuptosh, ose minimalisht ta dëgjosh. Këto janë mënyrat më të mira për të hapur rrugët e komunikimit. Ndërsa fëmija juaj do të ndjehet gradualisht e dëgjuar dhe e respektuar, pra e pagjykuar për vendimin që ajo po përpiqet të marrë, do të mund t’i bashkohet pse kjo edhe këshillës suaj. Vajza juaj është në kufijtë e fundit të adoleshencës dhe për atë është shumë e rëndësishme që vendimet që ndërmerr të jenë të suksesshme.

Por ajo këtë ende nuk e di, kështu që fiton shumë respekt për veten kur ndërsa e ndan me personat e dashur, minimalisht ta kuptojnë, për t’u identifikuar kështu me adultërinë. Këto do të ishin hapa të rëndësishëm dhe të shëndetshëm të komunikimit dhe të marrëdhënies me vajzën tuaj. Përpiquni të mos konsumoni kohë duke menduar mbi të kaluarën tuaj e si ka ndikuar ajo, por se çfarë mund të bëni duke filluar që TANI.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top