FB

December 2, 2022 | 9:02

Posta nga Denata Toçe / Nuk më largohen mendimet e këqija!

Përshëndetje psikologe, jam në gjendje ankthi dhe depresioni. Kam lënë ilaçet që i përdorja prej tre vitesh, por të them, çdo ditë jetoj me një lloj frike që as vetë nuk e kuptoj. Çdo ditë dhe natë e ndjej veten të frikësuar se mos ndodhë diçka e keqe dhe më merret fryma. Nuk më bëhet asgjë e bukur, kam një siklet dhe mendime të këqija që i kam shumë herë në ditë. Nuk më largohen nga mendja. Nuk më jetohet më kështu. Nuk di çfarë të bëj?

Përshëndetje! Ju kuptoj shumë mirë. Kualiteti i jetës bëhet më i vështirë ndaj mendimeve negative. Por mendimet, ankthi apo depresioni nuk janë gjëra që na “kapin” dhe nuk na lëshojnë. Jemi ne që i kapim ato. Është mendja jonë që heraherës trillon ngjarje irracionale për të na futur në kurth. Pra me pak fjalë, jemi ne që e kemi vendosur veten në kurth. Ju nuk meritoni të jeni kaq e ashpër me veten tuaj. Ju meritoni të jeni shumë më tepër se kaq. Jeta është tashmë shumë e shkurtër për ta lodhur atë dhe veten. Ju mendoni se i keni provuar të gjitha? Unë mendoj se jo.

Ju ende s’keni provuar asgjë akoma. Ka shumë për të provuar dhe ndryshimi ndodh me ndryshimet e vogla, që ka lëvizja nga habitati juaj i rehatisë. E di që e keni të vështirë dhe mendoni se nuk ju gëzon asgjë, por mendojeni kështu: provoni të dilni, ndërmerrni një iniciativë, edhepse e gjykoni se nuk ju jep shumë motivim, por çojeni deri në fund dhe më pas vlerësoni nivelin e stresit, ankthit apo dëshpërimit. Jam e bindur se do të ndjeheni më ndryshe, më mirë. Keni kohë të “futeni nën çarçafë”. Jeni akoma shumë e re për këtë. Ndërkohë, ndërmerrni një rrugëtim profesional për rehabilitimit.

Terapia Konjitive Bihejviorale (CBT) është mjaft e mirë për të trajtuar vështirësinë tuaj. Kështu do të mund të punoni bashkërisht mbi mendimet tuaja irracionale dhe negative. Ka treguar të këtë mjaft efikasitet. Ndonjëherë, në raste specifike shumë të nevojshme janë edhe medikamentet, por gjithmonë të rekomanduara nga mjeku psikiatër dhe nën trajtimin terapeutik CBT. Jam e sigurtë se do shkoj shumë mirë për ju. Fakti që shkruani këtë letër, tregon tashmë kujdesin dhe nevojën që keni për të jetuar mirë.

 

 

 

Botuar tek Revista “Psikologjia”, Nr.174, muaji dhjetor

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top