FB

August 3, 2026 | 17:30

Dr.Brikena Duro: GBT is a game CHANGER,

 

Nga Orjona Tresa / Foto Redi Kanina

Drita dhe saktësia shpesh bashkohen aty ku shkenca takon artin e durimit. Për mjeken stomatologe Brikena Duro, ky ekuilibër i hollë nuk ka qenë kurrë një rastësi e thjeshtë e fatit, por një zotim i heshtur, i gdhendur me ambicien e hollë që në hapat e saj të parë profesionalë. Rrugëtimi i saj matet me një kërkim pothuajse mistik ndaj të bukurës dhe të shëndetshmes, duke refuzuar çdo kompromis dhe duke e kthyer stomatologjinë në një disiplinë të pastër besimi, ku çdo gjest mjekësor mbart elegancën e një lëvizjeje që krijon art dhe estetikë.

brikena-1Sot, ky vizion merr formë të plotë në GBT Clinic by Brikena Duro, një hapësirë ku kujdesi ndaj tjetrit është ngritur në nivelin e një riti të personalizuar. Në qendër të kësaj filozofie qëndron mbrojtja me fanatizëm e një protokolli të njohur botërisht: Guided Biofilm Therapy (GBT). Për mjeken, ky standard i ri është një revolucion i butë që rithemelon marrëdhënien me pacientin. Përmes teknologjisë më të avancuar dhe një qasjeje premium, kujdesi oral zhvishet nga ankthi i së shkuarës, duke ofruar një trajtim jashtëzakonisht të përqendruar, krejtësisht pa dhimbje dhe pa asnjë traumë. Gjithçka nis me zbulimin e të padukshmes, ku një agjent i veçantë ngjyrosës zbulon me saktësi mikroskopike pllakën bakteriale, duke krijuar një hartë të qartë drite mbi dhëmbë. Më pas, mbi këtë hartë nis vallëzimi i “Erythritol-it”, një pluhur me dritëza jashtëzakonisht të imta që, nën freskinë e një flladi të butë, largon çdo papastërti pa prekur apo gërvishtur asnjë milimetër të smaltit të çmuar. Kjo përvojë kulmon me rrjedhën e ngrohtë të ujit të kontrolluar në temperaturë, duke fshirë përfundimisht ndjeshmërinë e ftohtë dhe duke e kthyer trajtimin në një ritual të ngrohtë e terapeutik. Duke sjellë në Shqipëri protokollin Global Biofilm Therapy (GBT), Dr. Brikena Duro na prezanton me një filozofi të re të parandalimit të sëmundjeve të dhëmbëve dhe mishrave, duke ofruar një eksperiencë premium, të sigurt dhe të personalizuar për çdo moshë dhe çdo kategori pacientësh. Në këtë intervistë, Dr. Brikena rrëfen rrugëtimin e saj, filozofinë që e udhëheq në profesion dhe vizionin për një stomatologji moderne, ku ekselenca nuk është një destinacion, por një proces i vazhdueshëm.

Stomatologjia për mua nuk ka qenë kurrë thjesht një profesion, por një zgjedhje e vetëdijshme dhe një pasion që është forcuar me kalimin e viteve. Më ka tërhequr gjithmonë mundësia për të bashkuar shkencën, precizionin dhe estetikën, duke krijuar një ndikim real në shëndetin dhe vetëbesimin e pacientëve. U diplomova në vitin 2014 në Fakultetin e Stomatologjisë pranë “Albanian University”. Që nga dita e parë e profesionit kam besuar se një mjek nuk duhet të ndalojë kurrë së investuari në dije. Pikërisht për këtë arsye kam ndjekur programe të avancuara pasuniversitare, mastera dhe trajnime profesionale në implantologji, kirurgji orale, dentistri estetike dhe fusha të tjera të stomatologjisë moderne, duke u përditësuar vazhdimisht me teknikat dhe teknologjitë më bashkëkohore. Për mua, çdo pacient është unik dhe çdo trajtim kërkon jo vetëm kompetencë profesionale, por edhe dëgjim, empati dhe një qasje të personalizuar. Besoj se stomatologjia moderne nuk ka të bëjë vetëm me trajtimin e dhëmbëve, por me rikthimin e shëndetit, funksionit dhe buzëqeshjes, duke përmirësuar cilësinë e jetës së pacientit. Kjo filozofi është edhe themeli mbi të cilin kam ndërtuar GBT Clinic by Dr. Duro, një klinikë që synon të ofrojë standarde ndërkombëtare të kujdesit dentar, duke kombinuar ekspertizën klinike, teknologjinë më të avancuar dhe një eksperiencë premium për çdo pacient. – Dr.Brikena Duro

brikena-jpg3

Përshëndetje Dr.Brikena dhe faleminderit që je pjesë e këtij numri në Revistën Psikologjia. Për lexuesit tanë, kush është Brikena Duro?

Jam një mjeke stomatologe që beson se kujdesi dentar nuk duhet të kufizohet vetëm në trajtim, por duhet të përmirësojë cilësinë e jetës së njerëzve. Kam ndërtuar Global Dental me bindjen se teknologjia, shkenca dhe empatia mund të bashkëjetojnë në mënyrë perfekte. Për mua, çdo pacient është një histori unike dhe meriton kujdes të personalizuar.

Si lindi pasioni juaj për stomatologjinë dhe çfarë ju ka mbajtur të motivuar gjatë gjithë këtyre viteve?

Pasioni lindi nga dëshira për të kombinuar shkencën me estetikën dhe ndikimin pozitiv në jetën e njerëzve. Një buzëqeshje e shëndetshme ndryshon mënyrën si një person flet, qesh dhe ndihet me veten. Motivimi im vjen nga zhvillimi i vazhdueshëm i profesionit dhe nga besimi që pacientët vendosin tek unë çdo ditë.

Nëse do ta përshkruanit filozofinë tuaj të punës me një fjali, cila do të ishte?

Parandalimi, teknologjia dhe humanizmi janë tre shtyllat mbi të cilat ndërtohet stomatologjia moderne.

Çfarë mendoni se ka ndryshuar më shumë në mënyrën se si pacientët e përjetojnë vizitën tek dentisti?

Sot pacientët kërkojnë më shumë sesa një trajtim. Ata kërkojnë siguri, transparencë, teknologji moderne dhe një eksperiencë pa stres. Dentisti nuk është më vetëm vendi ku shkohet kur dhemb dhëmbi, por një partner për shëndetin afatgjatë.

Përtej të qenët mjeke stomatologe, ju drejtoni klinikën GBT. Si është të ndash profesionin me suksesin që një klinikë dentare kërkon të ketë?

Është një ekuilibër mes përgjegjësisë mjekësore dhe vizionit sipërmarrës. Për mua, suksesi nuk matet vetëm me rritjen e klinikës, por me cilësinë e kujdesit, kënaqësinë e pacientëve dhe standardin që arrijmë të vendosim çdo ditë.

Sa sfidues ka qenë për ju ky rrugëtim?

Ka qenë një rrugëtim plot sfida, por çdo vështirësi është kthyer në një mundësi për t’u përmirësuar. Kam mësuar se vizioni kërkon durim, vendosmëria duhet të jetë më e madhe se frika dhe investimi në dije është gjithmonë investimi më i sigurt.

gbt-clinic-foto-43-copy

RISITË NË SHEKULLIN XXI

Sot po flasim për një koncept të ri që ju e sillni në praktikën tuaj. Çfarë është në thelb GBT Lounge?

GBT Lounge është një koncept inovativ që transformon profilaksinë dentare në një eksperiencë premium. Ai bazohet në protokollin ndërkombëtar Guided Biofilm Therapy (GBT), të kombinuar me një ambient relaksues, teknologji të avancuar dhe kujdes të personalizuar. Nuk është thjesht një pastrim dhëmbësh, por një filozofi moderne për ruajtjen e shëndetit oral.

Pse ndjetë se ishte momenti për ta sjellë këtë koncept?

Sepse pacientët sot meritojnë standardet më të larta. Në mbarë botën stomatologjia po zhvendoset nga trajtimi drejt parandalimit dhe ne donim që edhe pacientët në Shqipëri të kishin akses në të njëjtën cilësi.

A ishte një vendim i lehtë apo një investim që kërkoi vizion dhe guxim?

Ishte një investim që kërkoi vizion afatgjatë. Kur beson tek një filozofi që përmirëson jetën e pacientëve, vendimet bëhen më të lehta. Teknologjia kalon, por standardi mbetet.

Çfarë ju bindi se kjo ishte e ardhmja e profilaksisë dentare?

Provat shkencore. Guided Biofilm Therapy mbështetet në evidencë klinike dhe rekomandohet ndërkombëtarisht sepse është më efektive, më komode dhe më pak invazive se metodat tradicionale.

 

4

GUIDED BIOFILM THERAPY

Për dikë që e dëgjon për herë të parë termin Guided Biofilm Therapy, si do ta shpjegonit me fjalë të thjeshta?

Biofilmi është një shtresë bakteresh që grumbullohet mbi dhëmbë dhe mishra. Në GBT, fillimisht biofilmi bëhet i dukshëm me një solucion special, më pas hiqet në mënyrë të kontrolluar me teknologji moderne, duke ruajtur maksimalisht dhëmbët dhe indet përreth.

Pse është kaq e rëndësishme?

Sepse biofilmi është shkaktari kryesor i kariesit, gingivitit, periodontitit dhe peri-implantitit. Duke e eliminuar rregullisht, parandalojmë problemet përpara se ato të shfaqen.

Çfarë e dallon këtë metodë nga trajtimi tradicional?

GBT nuk fokusohet tek gurëzat, por tek shkaku i sëmundjes: biofilmi. Është më e saktë, më e butë, më komode dhe shumë më e personalizuar.

Si e kupton pacienti diferencën?

Pacientët ndiejnë më pak ndjeshmëri, më shumë rehati dhe një ndjesi pastërtie që zgjat. Shumë prej tyre habiten që një pastrim profesional mund të jetë kaq i këndshëm.

Cilat janë teknologjitë që përdoren në këtë protokoll?

Përdoren AirFlow®, PerioFlow®, Piezon® NO PAIN dhe, për pacientët me implante, Piezon PI MAX. Këto teknologji mundësojnë një pastrim minimalisht invaziv, shumë preciz dhe të sigurt për dhëmbët natyralë, restaurimet dhe implantet.

5Ju nuk flisni vetëm për një trajtim, por për një eksperiencë. Çfarë do të përjetojë një pacient sapo të hyjë në GBT Lounge?

Një ambient që ul stresin që në momentin e parë. Muzikë relaksuese, aromaterapi, dizajn modern dhe një ekip që e vendos pacientin në qendër të çdo hapi të trajtimit.

Sa ndikim ka ambienti në uljen e frikës?

Shumë. Ankthi nuk lidhet vetëm me procedurën, por edhe me mënyrën se si ndihet pacienti. Kur krijon një ambient të qetë, edhe përvoja klinike ndryshon rrënjësisht.

Kush përfiton më shumë nga kjo metodë?

Praktikisht të gjithë, por veçanërisht pacientët me sëmundje periodontale, implante, aparate ortodontike, diabet, sëmundje kardiovaskulare, gratë shtatzëna dhe pacientët me ndjeshmëri dentare.

A ka kategori pacientësh që deri më sot e kanë shmangur dentistin?

Po. Pacientët me dentofobi shpesh e kanë shmangur dentistin për vite. GBT Lounge u jep mundësinë ta përjetojnë vizitën në një mënyrë krejt tjetër.

Mund të na jepni një shembull konkret?

Kam pasur pacientë që nuk kishin bërë pastrim profesional prej shumë vitesh nga frika. Pas eksperiencës së parë me GBT, jo vetëm që e përfunduan trajtimin me qetësi, por prenotuan menjëherë kontrollin e radhës.

3

Po pacientët skeptikë?

Shumica ndryshojnë mendim sapo provojnë trajtimin. Reagimi më i zakonshëm është: “Po sikur ta kisha ditur më parë.”

Çfarë ju ka surprizuar më shumë?

Sa shpejt pacientët e kuptojnë diferencën dhe sa shumë rritet ndërgjegjësimi i tyre për rëndësinë e parandalimit.

 

EDUKIMI DHE PARANDALIMI

 A vazhdojmë ende ta vizitojmë dentistin vetëm kur kemi dhimbje?

Fatkeqësisht po, por kjo po ndryshon gradualisht. Qëllimi ynë është ta bëjmë kontrollin periodik po aq të zakonshëm sa çdo kontroll tjetër shëndetësor.

Sa i rëndësishëm është edukimi i pacientit?

Është po aq i rëndësishëm sa vetë trajtimi. Një pacient i informuar kujdeset më mirë për shëndetin oral dhe ka më pak nevojë për ndërhyrje komplekse.

Nëse shqiptarët do të ndryshonin vetëm një zakon në kujdesin oral, cili do të ishte?

Do të doja që çdo person të kryente një kontroll dhe profilaksi profesionale çdo gjashtë muaj. Ky është investimi më i vogël me përfitimin më të madh.

 

gbt-clinic-foto-30-copy

SIPËRMARRJA DHE VIZIONI

Çfarë do të thotë të sjellësh një standard të ri në treg?

Do të thotë të mos ndjekësh trendet, por t’i krijosh ato. Kur sjell një standard të ri, nuk ndryshon vetëm klinikën tënde, por edhe pritshmëritë e pacientëve.

Çfarë përgjegjësie ndjeni?

Një përgjegjësi të madhe për të ruajtur cilësinë, për të investuar vazhdimisht në teknologji dhe për të mos bërë asnjë kompromis me standardet.

Si e shihni të ardhmen e stomatologjisë?

Gjithnjë e më shumë e orientuar drejt inteligjencës artificiale, diagnostikimit të hershëm, teknologjive minimale invazive dhe parandalimit të personalizuar.

 

brikena-jpg1

PYETJE +

Çfarë ju emocionon ende sot në profesion?

Momenti kur një pacient largohet duke buzëqeshur me më shumë vetëbesim sesa kur hyri.

A ka një histori që ju ka mbetur në mendje?

Ka shumë, por më prek veçanërisht kur pacientët që dikur kishin frikë nga dentisti, sot hyjnë në klinikë të qetë dhe me besim.

Po kur pacientët janë fëmijët apo të afërmit tuaj?

Është një përgjegjësi edhe më e madhe, por edhe një emocion i veçantë. Kujdesi bëhet shumë personal.

Kur nuk jeni në klinikë, kush është Brikena Duro?

Një njeri që vlerëson familjen, udhëtimet, leximin dhe kohën për të reflektuar. Besoj se një mjek duhet të ushqejë vazhdimisht edhe anën njerëzore.

Çfarë ju frymëzon të mos ndaleni së investuari në dije dhe teknologji?

Sepse pacientët meritojnë gjithmonë versionin më të mirë të mjekut të tyre. Në mjekësi nuk mund të ndalesh së mësuari.

Cili është mesazhi që dëshironi të mbetet nga kjo bisedë?

Shëndeti oral është pjesë e pandashme e shëndetit të përgjithshëm. Kur kujdesemi për buzëqeshjen tonë, kujdesemi për mirëqenien, vetëbesimin dhe cilësinë e jetës. Misioni im është që çdo pacient të kuptojë se vizita tek dentisti nuk duhet të nisë me dhimbjen, por me dëshirën për të ruajtur shëndetin.

 

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top