Këshilla & Arsye

February 1, 2020 | 8:05

Posta nga Denata Toçe / Partneri shkon me të tjera

 

Kam një vit me të dashur dhe prej 6 muajsh jetojmë bashkë. Një mbrëmje, po kërkoja një mesazh që i kisha nisur, dhe pashë mesazhin nga një tjetër vajzë. Kjo ndodhi në periudhën që ne jemi të lidhur me njëri-tjetrin. Më pas, pashë se ai i kishte nisur foto intime një tjetër vajze, pothuajse në të njëjtën periudhë. Dua të qaj gjithë kohën. Ndihem keq, pasi jam dhe 10 javësh shtatzënë. Çfarë duhet të bëj?

Nga Denata Toçe Psikologe Këshillimi

Nga Denata Toçe
Psikologe Këshillimi

Më vjen vërtet keq që gjendeni në një situatë si kjo. Në radhë të parë duhet të mblidhni veten dhe mbi të gjitha të kuptoni që faji nuk është i juaji. Jam e gëzuar për ju që jeni shtatzënë edhe pse në rrethana jo shumë të favorshme për ju. Merrni zemër, fshini lotët dhe komunikoni me partnerin tuaj.

Tregojini të vërtetën e asaj që keni marrë vesh dhe se ju besoni që ka ndodhur. Mund t’i jepni mundësinë dhe kohën për të dhënë shpjegimet e tij, por mbi të gjitha mos harroni të mbani besimin në parimet tuaja.

Gëzimi është mjaftueshëm i madh për të qenë një nënë, edhe pse mund të mos keni shoqërinë e partnerit tuaj, por të të afërmve me siguri që po. Uroj që ju të jeni bashkë dhe partneri juaj të reflektojë në zgjedhjet e tij të ardhshme, por nuk mund të zgjidhni ndonjë gjë të madhe duke derdhur lot mbi çfarë keni zbuluar, por duke u orientuar drejt komunikimit. Urime për shtatzëninë dhe suksese për të ardhmen!

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top