FB

April 29, 2021 | 8:10

Posta nga Denata Toçe / Prindërit nuk ma duan të dashurin!

Përshëndetje psikologe. Dua të më orientoni si të veproj. Në rastet që prindërit nuk e pranojnë lidhjen me një djalë të fesë myslimane. Unë jam katolike, çfarë mund të bëj në këtë rast. Prindërit e mi nuk pranojnë ta takojnë në asnjë mënyrë, dhe më bëjnë presion të ndahem. Realiteti i hidhur qëndron në faktin që më kanë vënë mes zgjedhjeve, ose ata ose djalin që dua. Siç të gjithë e dimë, asnjëra nuk bën pa tjetrën. Ata më kanë vënë para dy zgjidhjeve. Nuk po mund të orientohem në botë sepse janë zgjidhje të vështira.

E dashur lexuese, ju tashmë e keni zgjidhjen tuaj. Edhe vetë Zoti e ka përgatitur njeriun që t’i bashkohet familjes së tij të re, gjithnjë duke respektuar familjen tuaj biologjike. Ndërsa ju çon zemra mdrejt djalit mysliman, kjo nuk do të thotë se ju nuk doni prindërit tuaj. Feja është një nocion i rëndësishëm tradite dhe besimi, por jo nuk do të thotë që promovon ndarjen njerëzore. Zgjedhja juaj do të jetë në harmoni me mendjen tuaj. Prindërit kanë një avantazh të madh, sepse i duan fëmijët e tyre pa kushte.

Edhe fëmijët i duan ata pa kushte. Kjo lidhje do të zgjatë përjetë, pavarësisht zemërimit të tyre për vendimin që mund të marrësh. Ftoji ata ta njohin një herë djalin, të kalojnë kohë me të, përpara se ju të merrni një vendim. Mendoj se do të jetë më e thjeshtë që t’i thuash atë që do ti t’i thuash.

 

 

Botuar në Revistën “Psikologjia”, Nr. 157

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
[email protected] / Cel: 0684022192
[email protected] / Cel: 0688019400

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top