Përshëndetje e nderuar, jam një zonjë 32-vjeçare. Kam kaluar shumë stres dhe ankth nga mosha 20 deri 32 vjeçe. Kam tre fëmijë dhe bashkëshortin. Më streson çdo gjë e vogël, acarohem shumë saqë kapen duke folur me veten. Më shqetëson shumë kjo gjë! Mundohem ta menaxhoj veten, por sa herë mendoj për diçka, njëkohësisht lëviz dhe buzët. A duhet të shqetësohem realisht për këtë që më ndodh? Janë probleme mendore apo çfarë? Ju lutem, më thoni të vërtetën!
Kjo është një lëvizje e zakonshme, goja juaj po imiton mendimet. Kjo ndodh kur mendojmë për diçka, por njëkohësisht nuk i kushtojmë vëmendje mjedisit. Shumica e njerëzve e bëjnë këtë deri në njëfarë mase, për shembull: përkulen dhe luajnë “kitarë me ajër” kur dëgjojnë muzikë dhe shmangin goditjet kur shohin futboll. Trupi ynë tenton të imitojë dhe pastaj të gjallërojë fizikisht atë që ne mendojmë dhe ndjejmë. Disa njerëz verbalizojnë mendimet e tyre më shumë se të tjerët. Personat me ADHD “flasin me veten” më shumë se të tjerët.
Fëmijët me ADHD në fakt i japin vetes udhëzime kur vizatojnë. Nuk është problem i shëndetit mendor, por trajtimi dhe menaxhimi klinik është mjaft i thjeshtë. Kur punoni jashtë – përtypni çamçakëz. Edhe karamelet funksionojnë mirë. Kjo strategji do të parandalojë imitimin delikat dhe të tjerët nuk do të vënë në dyshim mendjen tuaj të shëndoshë. Nuk është një problem shqetësues, pasi mund të pasqyrojë një efekt anësor të mjekimit ose fillimin e një çrregullimi të lëvizjes, në varësi të moshës dhe gjendjes suaj mjekësore.
Nëse është një shfaqje e papritur, a po lëvizin pjesë të tjera të trupit tuaj – duart dhe gishtat, këmbët e shqetësuara, një gjë e tillë? Keni filluar apo keni ndryshuar ndonjë mjekim? Nëse po, konsultohuni me mjekun tuaj për një vlerësim mjekësor të situatës.
Botuar tek “Revista Psikologjia”, Nr.174, muaji dhjetor
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.