Posta

June 23, 2018 | 8:35

Posta nga Denata Toçe: “Shprehem më mirë me të shkruar”, praktika përmirëson kushtet

Në qoftë se keni mundësi, doja të trajtoja një problem timin që më përndjek gjatë gjithë bisedave të mia që kam me të tjerët. Unë arrij të shprehem më mirë kur shkruaj sesa kur flas. Mendimin tim ndonjëherë nuk arrij ta artikuloj mirë dhe disa nuk arrijnë të më kuptojnë. Kam menduar si zgjidhje që të lexoj sa më shumë dhe ia kam arritur goxha, por prapë nuk ndihem mirë. Ndiej sikur të tjerët nuk më kuptojnë dhe unë mbyllem në botën time dhe të ditarit tim. Do isha shumë e kënaqur nëse do të më jepnit një ndihmë, sepse ka raste që ndihem keq. Jam në pritje të përgjigjes tuaj.

posta

Nga Denata Toçe Psikologe Këshillimi

Nga Denata Toçe
Psikologe Këshillimi

Përshëndetje dashur. Ka shumë individë rreth nesh që shkruajnë shumë herë më mirë sesa shprehen. Një ndër këta jaqm edhe unë. Duket sikur nuk kam emocione kur flas, por në fakt droja për të folur dhe për të thënë atë që do të doja të thoja në momentin e duhur dhe personit të duhur, ose audiencës së duhur, jo gjithmonë korrespondon. Nga përvoja profesionale, por edhe personale, kam kuptuar se është një vështirësi që mund të vërehet në dy drejtime. Së pari, do të duhet të shikohet si një karakteristikë e personalitetit tuaj, e themeluar dhe ndërtuar pjesërisht prej temperamentit tuaj dhe pjesërisht prej përvojës së jetës që ju ka shoqëruar. Thelbi qëndron te pritësi, te bashkëbiseduesi, te suksesi që ju kërkoni që të keni me bashkëbiseduesin, tek individë të tjerë ose tek audienca juaj. Frika se mos nuk jemi të pëlqyeshëm ose ajo që do të themi mund të mos jetë në lartësinë e duhur, intimidon mendimin dhe më pas të folurin. Kjo është një nga arsyet pse ne ndonjëherë nuk jemi perfomantë në mënyrën se si shprehemi. Por një tjetër mënyrë për ta parë këtë situatë është ndërtimi apo fortësimi i këtyre mekanizmave. Kjo mund të arrihet përmes praktikës, praktikës, praktikës. Ekspozimi ndaj fenomenit është mënyra më e mirë. Terapia konjitive-bihejviorale merret në mënyrë shumë të dedikuar, duke trajtuar sjelljet që shoqërojnë vështirësinë në fjalë.

To Top

Powered by themekiller.com anime4online.com animextoon.com apk4phone.com tengag.com moviekillers.com