Këshilla & Arsye

June 23, 2018 | 8:40

Qepa ndihmon kundër infarktit

qepeDihet se qepa ka një efekt jo edhe aq të këndshëm për aromën e gojës, por njësoj si hudhra ajo përmban substanca që mbrojnë sistemin kardio-qarkullues. Këtë teori mbështesin studiuesit e Institutit Farmaceutik “Mario Negri” në Milano, të cilët në “European Journal of Nutrition” (Gazeta Europiane e Nutricionit) kanë botuar rezultatet e një studimi të bërë me 1400 persona.

Sipas studiuesve, mjafton të konsumojmë të paktën një qepë mesatare (80 gramë) në javë për të pakësuar deri në 22% rrezikun nga infarkti akut. Cila është arsyeja? Me shumë gjasa qepa, sidomos nëse konsumohet e pagatuar, kryen një funksion anti-trombozë dhe e bën fluksin e gjakut më të rrjedhshëm në vena.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top