Posta

November 20, 2020 | 8:20

Posta nga Denata Toçe / Si ta rris fëmijën jetim?

Përshëndetje e nderuar Denata. Nëse do të mund të më ndihmonit me një këshillë. Nëse një fëmijë rritet pa nënë, çfarë ndikimi ka në jetën e tij. Ka mbetur pa nënë 4 muajsh. A mund të ketë pasoja të ndonjë traume. Si duhet të veproj? Unë e kam nip.

Nga Denata Toçe Psikologe Këshillimi

Nga Denata Toçe
Psikologe Këshillimi

Përshëndetje. Fëmijët të cilët rriten pa prindër, por kanë pranë kujdestarë të cilët i dhurojnë dashuri, respekt, mirëqenie, siguri, vlerësim, etj, janë një ndihmë e jashtëzakonshme për rritjen e këtij të fundit.

Nëna është një aktor shumë i rëndësishëm në plotësimin e tij shpirtëror, sidomos kur fëmija përballet dhe me të vërtetën sociale, ku thuajse të gjithë kanë prindër dhe ai jo, por me kalimin e kohës fëmija fillon të mësohet të japë përgjigjet e tij standarde vetes dhe shoqërisë. Kjo krijon një lëndim psikologjik te fëmija, por me kujdesin e aktorëve të tjerë socializues, fëmija ia del mbanë që të ketë mirëqenie psikologjike dhe fizike.

 

Botuar në Revistën “Psikologjia”, Nr. 152

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top