FB

October 19, 2021 | 8:15

Posta nga Denata Toçe / Si të shpëtoj nga ankthet?

Jam një grua 32 vjeçe. Vuaj nga mendimet negative dhe frika. Dëshiroj me gjithë qenien time të jem mirë, të jem plot dritë dhe e qetë, por në fakt çdo rast mund të duket në fillim i bukur, por më pas transformohet në një burim të ri ankthi, dhimbjeje dhe frustrimi dhe unë nuk mund të jem më vetvetja. Si t’i shpëtoj këtij ankthi?

Denata Toçe, Psikologe Këshillimi

Denata Toçe, Psikologe Këshillimi

 

Përshëndetje. Nëse keni vështirësi me mendimet tuaja negative dhe frikën, dhe këto të fundit pengojnë seriozisht jetesën në jetën e përditshme, është e udhës të mund të merrni ndihmë profesionale, këshillim psikologjik. Ndihma psikologjike është një zgjidhje e rëndësishme për menaxhimin e ankthit dhe mendimeve që e shoqërojnë atë ose e kundërta. Largimi i tyre nuk është zgjidhja më e mirë, por njohja, pranimi dhe menaxhimi janë mekanizma që ndihmojnë të ecni përpara. Individët të cilët përjetojnë ndjenja të këtilla, i kanë prezentë ato për një kohë të gjatë, por njohja me to vjen në jetën e tyre në momente të caktuara, ku ngarkesa psikologjike dhe stresorët janë aktivë. Shërbejini vetes suaj me ndihmën e nevojshme psikologjike për të pasur një cilësi sa më të mirë jete.

 

 

Botuar në Revistën “Psikologjia”, Nr. 161

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top