FB

January 8, 2022 | 8:10

Posta nga Denata Toçe / Si të shpëtoj veten nga frikërat?

Përshëndetje, a mund të më tregoni nëse në një vend ku keni përjetuar një frikë apo traumë, a është mirë të shkosh prapë apo jo? Një përvojë e shkuar më ka lënë gjurmë, ndaj dua të di mendimin tuaj si eksperte për të shpëtuar veten.

Denata Toçe, Psikologe Këshillimi

Denata Toçe, Psikologe Këshillimi

Përvojat traumatike japin kujtime të pakëndshme mbi situatën. Mund të përfshijnë “flesh back” të pamjeve, ndjesive, aromave, etj. Ndjesitë fizike dhe mendimet mbi ngjarjen, duke qenë me natyrë lënduese, nuk janë të këndshme për njeriun ndaj edhe shpesh, individët të cilët i kanë përjetuar, mundohet t’i shmangin situata të ngjashme ose vendet ku këto situata kanë ndodhur.

Por jeta është e këtillë që ka shumë dinamika dhe do të duhet që të mund të jemi pjesë e vendeve dhe aktiviteteve të ngjashme. P.sh nëse ngjarja na ka ndodhur në ambientet e punës apo të shkollës, do të duhet të jemi pjesë e saj çdo ditë dhe nëse ne do ta shmangim, atëherë do të pengonte funksionimin normal të jetës së përditshme.

Këtu fillon pikërisht “patologjia” e individit, kur nuk arrin të funksionojë në jetën e përditshme në atë mënyrë që t’i shërbejë drejt vetes dhe të tjerëve të dashur. Kështu trajtimi më i mirë është përballja me aktivitetet apo vendet kur situata traumatike kanë ndodhur. Terapia Konjitive Bihejviorale e mbështet formëzimin gradual të sjelljes drejt këtyre vështirësive deri sa individi të ambientohet me to dhe njëkohësisht të mund të rehabilitojë mendimet irracionale apo të shtrembëruara mbi këto ngjarje apo vende. Si përfundim, unë mendoj se trajtimi terapeutik në këto kushte do të ishte i nevojshëm.

 

 

 

Botuar në Revistën “Psikologjia”, Nr. 163

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top