Posta

September 4, 2018 | 11:24

POSTA nga Denata Toçe / Si të sillem me vajzën?… Tashmë është koha që ju të diskutoni hapur…

Kam një vajzë 15 vjeçe. E kam shumë të edukuar e të sjellshme. Nuk më kundërshton kurrë, por ka disa muaj që rri pak më shumë në tel se herët e tjera. E pyes çfarë ka telefoni që të tërheq kaq shumë? Më thotë: “Unë flas me një djalë që prej 6 muajve”. U ndjeva shumë keq, pasi më parë kemi folur dhe i kam thënë: përparësi për ty duhet të jenë mësimet pasi do kesh kohë për të dashur. Do doja një mendim nga ju psikologe pasi ndjehem shumë keq dhe nuk di si të sillem me vajzën.

Nga Denata Toçe Psikologe Këshillimi

Nga Denata Toçe
Psikologe Këshillimi

Përshëndetje e dashur. Si fillim do të duhet të kuptojmë se cilat janë nevojat tuaja dhe cilat janë ato të vajzës suaj. Fëmijët bien dakord me prindërit për interesa të përbashkëta, për të siguruar një harmoni afatgjatë me prindërit dhe familjen. Fëmijët, sikundër edhe prindërit, bëjnë kujdes që të mos lëndojnë njëri-tjetrin, por hera-herës, sikundër edhe prindërit, nuk arrijnë t’i mbajnë të gjitha premtimet e tyre, pasi jo gjithmonë nevojat që kanë përputhen me postulatet që vendosin. Në rastin e vajzës suaj, sigurisht që ajo ju ka thënë të vërtetën. Mësimet dhe shkolla janë të rëndësishme për atë. Në rastin tuaj si prind, ky është një lajm shumë i mirë dhe ju keni modelin e vajzës shembullore.

Kjo është nevoja juaj më e madhe që vajza t’i përputhet pritshmërive tuaja në raport me veprimet e saj. Por nevojat e vajzës suaj ndryshojnë me kohën dhe prioritetet rishqyrtohen, dhe hera-herës lëvizin nga pozicioni i tyre, por sërish ato vendosen në pozicionin e mëparshëm kur nevojat identifikohen si më prioritaret. Në këtë rast, vajza juaj është 15 vjeç dhe nevojat e saj janë: identifikimi social, identifikimi me veten (personal) se kush jam unë dhe identifikimi seksual. 

Ky proces identitar kërkon kohën e tij që të realizohet shëndetshëm tek individi ndaj dhe ajo e ka të nevojshme të provojë impaktin e saj që ka tek seksi i kundër, tek të tjerët, etj. Si ndikon ajo në shoqëri, si ndikojnë ndjenjat e saj në zgjedhjet që bën, me kë ndjehet më mirë dhe kush i përputhet modelit që ajo ndërton pak e nga pak në marrëdhëniet ndërpersonale.

Këto role nuk ndodhin rastësisht, por duke provuar, duke shqyrtuar vetveten ndaj dhe ajo e ka të nevojshme të shkëmbejë mesazhe dhe flirte me një shok si zgjedhje e saj. Mendoni anën tjetër pozitive, që ajo jua ka komunikuar kur ju e keni pyetur. Tashmë është koha që ju të diskutoni hapur në raport me marrëdhënien ndërpersonale, që t’i tregoni vajzës suaj çiltërsisht se çfarë kujdesi duhet të tregojë dhe gjëra të tjera që do të vijnë natyrshëm ndërmjet pyetjeve që ajo ju drejton, gjithmonë nëse ka pyetje. 

Ju nuk keni pse ndiheni keq, pasi ajo ka nevojë të kuptojë se është e suksesshme në këtë fushë, e cila është fondamentale për ndërtimin e marrëdhënieve në të ardhmen.

Botuar në Revistën “Psikologjia”, Nr. 130

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top