Këshilla & Arsye

September 4, 2018 | 11:41

Si të shërojmë të djegurat nga dielli me produkte që i gjejmë në shtëpi, pa shpenzuar para

 

Kjo është periudha e vitit gjatë së cilës ne të gjithë shijojmë ecjet në bregdet, notin, rrezet e diellit, por nga ana tjetër është edhe periudha më e rrezikuar nga ekspozimi në diell i lëkurës, organit më të madh në trupin e njeriut.

Përgatiti: Aida Shquti

Rrezet ultraviolet shkaktojnë skuqje deri në djegie të lëkurës nëse qëndrojmë për orë të tëra në diell dhe të pambrojtur. Simptomat nuk shfaqen menjëherë, por pas disa ditësh duke i lënë terren njollave kafe në fytyrë, nishaneve në trup dhe duke dyfishuar rrezikun e kancerit të lëkurës.

Por çfarë mund të bëjmë për të shëruar djegiet e diellit në mënyrë natyrale pa kremra me kimikate? Më poshtë ju kemi listuar disa produkte pa kosto të larte dhe që gjenden lehtësisht në shtëpitë tona.

  1. Patatet

Patatet ndihmojnë për të reduktuar të skuqurat në lëkurë, djegiet, pickimet dhe gërvishjet. Lëngu i patates ose copa patatesh të prera hollë reduktojnë inflamacionin.

  1. Xheli i Aloe Verës

Plot lëng, e lehtë për t’u rritur në shtëpi dhe shumë e njohur për reduktimin e akneve, Aloe Vera bën mrekulli edhe për djegiet nga dielli. Ajo është aleatja numër 1 e lëkurës. Mund ta mbajmë të freskët në frigorifer përpara se ta aplikojmë në lëkurë.

  1. Uthulla e mollës

Ndoshta aroma e uthullës nuk është shumë e këndshme, por efekti që ajo ka mbi lëkurë është i mahnitshëm. Uthullën e mollës e gjejmë lehtësisht në çdo supermarket dhe lëkura juaj e djegur do të duket shumë më mirë pas aplikimit të uthullës.

  1. Kastraveci

Kastraveci ka veti antioksidante dhe analgjezike. Duke e aplikuar në lëkurë ai përthith nxehtësinë dhe e çliron atë. Kastraveci ndihmon edhe për hidratimin e lëkurës së thatë. Priteni kastravecin në feta të holla dhe vendoseni mbi lëkurën e djegur deri sa te marr nxehtësinë e lëkurës, pastaj kthejeni nga ana tjetër.

  1. Kosi

Kosi i përgatitur në mënyrë natyrale përmban probiotik dhe është një shërues i mire i lëkurës. Gjysmë gote kos natyral pa sheqer është i mjaftueshëm për aplikim, nëse keni më shumë të djegura shtoni masën e kosit. Lëreni për 10-15 minuta dhe pastaj shpëlajeni me ujë të bollshëm.

Shmangni daljen në diell për një javë pas djegies dhe provoni këto mënyra natyrale për shërim të shpejtë.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top