FB

April 30, 2021 | 8:10

Posta nga Denata Toçe / Vajza 3 vjeçare flet pak fjalë

Përshëndetje, ju ndjek dhe shoh që jepni shumë këshilla dhe trajtoni shumë tema të rëndësishme për jetën. A mund të më ndihmoni? Kam një vazjë 3-vjeçe e cila flet shumë pak. N.q.s unë i them përsëriti fjalët pas meje, ajo i thotë çfarë them unë, por vetë ajo nuk ka shumë fjalor. Si mund ta ndihmoj që t’i thotë ajo fjalët?

Duket se vajza juaj ka një gjuhë ekoike që njihet ndryshe si “ekolali imediate”. Kur fëmija ka një gjuhë ekoike, ka shumë mundësi të mirë që të ketë edhe një gjuhë intraverbale, pra bashkëbiseduese. Por fillimisht do të duhet të kuptojmë se sa prezentë është gjuha ekoike dhe se sa i pasur është fjalorthi i fëmijës, si ai verbal dhe ai joverbal.

Do të duhet të kuptojmë më mirë nëse fëmija ka komunikim apo jo, përpara se të kuptojmë nëse flet shumë fjalë apo jo. Ka fëmijë që flasin shumë fjalë por që nuk kanë kuptim me kontekstin dhe nuk adresojnë komunikim, pra shkëmbim informacioni. Fëmijët gjatë moshës 2-3.5 vjeç shfaqin ndonjëherë gjuhë ekoike, por pas një kohe shumë të shkurtër ajo largohet natyrshëm.

Unë do ju sugjeroja që fëmija të mund t’i nënshtrohet një vlerësimi zhvillimi gjuhësor dhe të përgjithshëm përpara se të arrijmë në përfundime. Të shikohet nëse ekokalia është më shumë prezente ose jo gjatë komunikimit dhe nëse do të ishte e nevojshme t’i nënshtrohej terapisë gjuhësore ose të zhvillimit për të përftuar më të mirën e fëmijës.

 

 

Botuar në Revistën “Psikologjia”, Nr. 157

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
[email protected] / Cel: 0684022192
[email protected] / Cel: 0688019400

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top