Posta

May 23, 2017 | 8:51

POSTA/ Përjetoj ndjenja frike dhe ankthi

1

Përshëndetje e nderuar! Doja të këshillohesha me ju në lidhje me depresionin. Unë kam pasur frikë nga pagjumësia, por tani kur dal jashtë shtëpisë më humb takati dhe, herë pas here, kam frikë nga njerëzit që më qëndrojnë pranë. Më shtrëngon urthi e nuk mund të lëviz as një minutë, pasi nis e më dridhet trupi. Nëse ka mundësi, si mund ta largoj këtë gjendje, pasi aktualisht jam shtatzënë në muajin e tretë.

Nga Denata Toçe Psikologe Këshillimi

Nga Denata Toçe
Psikologe Këshillimi

Përshëndetje e dashur lexuese! Në rastin tuaj do të duhet që, mbi të gjitha, të përjashtohen disa elementë organikë, të cilët janë të lidhur ngushtë me procesin e shtatzënisë. Ndodh që në fillim të periudhës së shtatzënisë, gratë të jenë të emocionuara, të frikësuara ndaj situatës së re të jetës së tyre. Shumë pyetje lindin gjatë rrugës: si do të shkojë shtatzënia, si do të rritet bebi brenda meje? A do të jem në gjendje të mbaj një dietë të shëndetshme? A do të jem në gjendje të ruaj një raport koherent me partnerin? A do të jem një nënë e mirë kur të vijë bebja? A jam unë një nënë që do të dijë të bëjë gjënë e duhur në momentin e duhur kur të vijë fëmija? Të gjitha këto gjëra ndodhin për herë të parë në kokën e një gruaje dhe, si të këtilla, japin edhe luhatje të humorit. Por nëse këto ndryshime të humorit shoqërohen me kohëzgjatje më shumë se gjashtë muaj, atëherë do të duhet që të konsultoheni me një profesionist, psikoterapist, për të marrë ndihmën e mëtejshme. Në të gjitha rastet është një hap i shëndetshëm në raport me këtë hap të rëndësishëm që ju keni ndërmarrë në jetë, si për fëmijën, por mbi të gjitha për veten tuaj, për shëndetin tuaj mendor.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top