Posta

August 25, 2017 | 15:56

POSTA / Përse jam kaq pesimiste?

Përshëndetje,

Kam kohë që mendoj vetëm negativisht. Nuk e di pse mendoj kështu. Më duket sikur po çmendem, e ndonjëherë edhe sikur e kam kaluar këtë prag. Vetëm qaj. Për një muaj do të martohem. Gjithçka shkon në rregull. Nuk kam pasur asnjë problem në jetë, por prapë se prapë kam frikë. Kam shkuar te një neuropsikiatër, i cili më ka thënë se vuaj nga nakthi. Më ka dhënë disa ilaçe, por prapë se prapë nuk po dal nga kjo gjendje e nuk e di në do ia dal ndonjëherë.

Si t’i largoj këto mendime që s’po më lënë të qetë?

Adelina Pjetra Psikologe Klinike, Terapiste EDRM

Adelina Pjetra
Psikologe Klinike, Terapiste EDRM

Përgjigje:  E kam të vështirë të të jap një përgjigje me kaq pak informacione. A keni menduar ndonjëherë të bëni edhe një konsultë psikologjike?

Ju thoni që keni mendime negative , por nga çfarë keni shkruar nuk e kuptoj sa kohë keni në këtë gjendje. Këto mendime janë shfaqur kohët e fundit me afrimin e dasmës apo i keni pasur edhe më parë?

Për t’u treguar korrekte me ju, do ju ftoja të bënit një vlerësim psikologjik dhe disa seanca terapeutike për të kuptuar më tepër mbi situatën tuaj dhe për të trajtuar ankthin apo mendimet negative që ju mundojnë. Të kërkosh ndihmë është hapi më i rëndësishëm që mund të bësh për të ndihmuar veten dhe për t’u çliruar nga kjo gjendje. Shëndeti mendor është po aq i rëndësishëm sa edhe ai fizik. Dhimbja është e pranishme në të dyja rastet, ndaj duhet ta kuroni atë.

Revista “Psikologjia” ka kontakte me psikologët më të mirë në Shqipëri, të cilët mund t’ju orientojnë për të marrë ndihmën e duhur.

Të gjithë kemi nevojë për ndihmë dhe mbështetje të specializuar, në situatat ku vetëm vetja jonë nuk mjafton.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top