FB

October 21, 2023 | 7:57

Posta / Që kur humba punën, kam humbur të gjithë besimin për veten time

Që kur humba punën dy vjet më parë, kam luftuar të ngrihem nga shtrati në mëngjes. Unë kam një punë të re tani, por kam humbur gjithë besimin dhe motivimin tim dhe nuk di si ta kthej atë.

Unë jam një burrë 28 vjeç dhe jam në spektrin autik.  Unë punoja në qendër si baçevan, gjë që më pëlqeu shumë pasi jam shumë i interesuar dhe i njoh bimët dhe natyrën. Por unë kisha disa probleme me klientët për shkak të spektrit tim dhe në vend që të më mbështeste, punëdhënësi im tha se nuk po funksiononte. Dhe ata nuk më morën në punë pas përfundimit të provës. Ata e dinin që unë isha autik kur më dhanë punën, kështu që ndihem vërtet i zhgënjyer.

Tani po punoj me babin në biznesin tonë familjar. Është në rregull, por më duket sikur kam dështuar.

Përgjigja e psikologes: Ish-punëdhënësi juaj ka bërë gabim që nuk ju ka mbështetur ose më saktë nuk ka ndjekur një llogjik të drejtë, pasi ju keni kryer edhe provën të cilat ata janë të detyruar ligjërisht t’ju marrin në punë.  Por dy vjet më vonë, do të ishte më mirë të përpiqeshit të shikonit nga e ardhmja. Mungesa e motivimit dhe vështirësia për t’u ngritur nga shtrati mund të jenë simptoma të depresionit. Bëni një takim me mjekun dhe shpjegoni se si ndiheni. Nuk është faji juaj nëse njerëzit e kanë problem të përshtaten me ju, pasi ju e dini se çfarë është e drejtë dhe çfarë jo dhe nuk keni pse demoralizoheni pasi ju e provuat dhe treguat forcën tuaj që mund t’ia dilni mbanë.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top