FB

March 9, 2023 | 9:20

Posta / Si ta largoj vajzën time nga i dashuri i saj i ri?

“Ka diçka të dyshimtë në lidhje me të dashurin e ri të vajzës sime, por ajo nuk mund ta shohë atë. Unë dua ta mbroj atë, por e di se nëse them diçka, ajo do të më akuzojë për ndërhyrje. Ajo është 23 vjeç dhe unë jam nëna e saj e shqetësuar, 47 vjeç. I dashuri i saj është 35 vjeç. Ata filluan të takoheshin gjashtë muaj më parë dhe ajo është e dukshme që vajza ime ka rënë në dashuri me të. Unë e takova për një kohë të shkurtër kur ai e la në shtëpi një herë, dhe ai është i gjatë, i pashëm dhe shumë simpatik.

Por ajo ende nuk e ka takuar familjen e tij dhe edhe pse e kam ftuar disa herë për drekë ose kur janë festat apo kemi pasur edhe rastet të tjera, ai gjithmonë ka bërë një justifikim të minutës së fundit për të mos u paraqitur me prindërit e tij (jo makina e prishur, një virus, shoqërovi një të afërm në spital.etj) Nga sa thotë ajo, ai ka një punë të mirë, por nuk e ka një shtëpi të tij. Me sa duket, ai qëndron tek shtëpia e shokut të tij, sepse banesa e tij është duke u rinovuar. Plus, ajo duket se paguan për gjithçka, pavarësisht se është e sapodiplomuar dhe në punën e saj të parë.Unë shqetësohem se ai nuk është i sinqertë me të dhe mendoj  se po e përdorë. Nuki jam e qetë dhe nuk mund ta bëjë këtë bisedë me të pasi ajo do të nxehet gjithmonë.”

Përgjigja e ekspertëve:

Mos harro se vajza juaj është e rritur dhe është mjaft e madhe për të bërë zgjedhjet e saj dhe gjithashtu gabimet e saj. Siç e thatë, nëse ju jeni shumë të fortë me dyshimet tuaja, kjo mund ta shtyjë atë më pranë tij dhe larg jush nës nuk gjeni mënyrën e duhur për ta folur shqetësimin tuaj me të. Shmangni kritikat e drejtpërdrejta ndaj tij dhe përpiquni t’i përmbaheni vëzhgimeve faktike për të mbajtur të hapur komunikimin mes jush. Ajo mund të ketë filluar të ketë dyshimet e saj. Thuaji se je gjithmonë aty për të dhe nuk do ta gjykosh.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top