Posta

November 15, 2017 | 7:59

POSTA / Si ta luftoj vesin e mbajtjes së telefonit poshtë këmbëve?

Përshëndetje! Nëse është e mundur dua të kontaktoj pak me psikologe Anxhelën. Unë jam një vajzë në moshë madhore dhe prej vitesh kam një ves që kur jam me njerëz në tavolinë, unë e mbaj telefonin poshtë këmbëve sepse më duket sikur ata gjithë kohës i hedhin sytë mbi telefonin tim e ndonjëherë më duket sikur nënqeshin për mua. Edhe pse askush nuk më kërkon llogari, pasi jam vërtet në moshë që e kam arritur pjekurinë, prapë mundohem ta fsheh telefonin dhe në shtëpi dhe bëj veprime të çuditshme. S’di si të ta shpjegoj këtë fiksim që kam, por më kap si ankth kur dikush më shikon me telefon në dorë. Ju lutem më ndihmoni ta heq këtë ves se më vjen turp edhe nga njerëzit.

Anxhela Peza Psikologe Klinike  dhe Këshillimi

Anxhela Peza
Psikologe Klinike
dhe Këshillimi

Përshëndetje e dashur lexuese, ju falënderoj për besimin tuaj.

Kur formohet një ves apo një zakon, veprimi i përsëritur disa herë gjatë ditës ka pasoja të veta. Ashtu sikurse vesi nuk formohet nga hiçi, por ka një zanafillë fillese. Për të fshehur telefonin midis këmbëve, njeriu e ka një arsye, qoftë ky një motiv i fortë apo i dobët. Pra ju e keni një shkak që fshini telefonin tuaj. Ju shpreheni se ndjeni, ankth, frikë, dhe ruheni nga kjo gjë. A ka ndonjë gjë madhore që ju fshihni në atë telefon? Një sjellje e tillë të vendosësh telefonin në mesin e këmbëve, për të tjerët mund të jetë një gjest provokativ, mund të jetë një sjellje e pavend apo duke menduar se ju fshihni diçka që nuk dëshironi që të tjerët të jenë në dijeni. Ndaj përpiquni të kuptoni sjelljet e duhura, në mënyrë që të mos tërhiqni vëmendjen e të tjerëve me një objekt që nuk është nevoja.

To Top

Powered by themekiller.com anime4online.com animextoon.com apk4phone.com tengag.com moviekillers.com