Këshilla & Arsye

November 15, 2017 | 8:00

Nga Adelina Pjetra: Disa gjëra duhet thjesht t’i lejojmë të shkojnë!

Adelina Pjetra Psikologe Klinike & Terapiste Emdr

Adelina Pjetra
Psikologe Klinike & Terapiste Emdr

Gjithkush kalon të paktën një herë të vetme nëpër një ferr, por jo të gjithë qëndrojnë atje. Mjaft e torturuat veten, duke rijetuar dhimbjen pa pushim.

Njerëzit e mirë kalojnë nëpër gjëra të tmerrshme, por njerëzit e mençur e dinë kur dhe si ta lënë atë të kalojë. Ne të gjithë e dimë se mençuria nuk vjen lehtë, shpesh vjen nga përvojat e dhimbshme.

Shumë prej nesh janë shumë të pa matur në mënyrën se si e trajtojmë dhimbjen tonë. Ashtu si një kafshë që lufton në një kurth çeliku, ne përkeqësojmë plagët tona me mënyrën se si përpiqemi, mohojmë dhe luftojmë atë që thjesht është .

Kur refuzojmë të mësojmë mençurinë e pranimit, ne bëhemi vetë torturuesit tanë. Kur nuk pranojmë ta lejojmë të shkojë, ne vuajmë, por nuk mund ta lëmë diçka të shkojë derisa të na ketë mësuar atë se çfarë na duhet të mësojmë.

Të lejosh të shkojë është një proces i njohjes, konfrontimit, pranimit dhe shërimit. Të lejosh të kalojë, thjesht do të thotë të mos vuajmë më shumë se sa është absolutisht e nevojshme, por vetëm sa për të zgjeruar dhe për të forcuar veten tonë.

Duhen disa vuajtje për të thelluar dhembshurinë tonë, për t’u rritur dhe për të mësuar.

  • Ta lini diçka të shkojë, do të thotë që ju keni mësuar mjaftueshëm, dhe tani keni dhembshuri për veten tuaj.
  • Të lejoni të shkojë do të thotë të mos prekësh atë vend të lënduar derisa të infektohet, por ta lini atë të shërohet.
  • Të lejosh të shkojë, do të thotë të mbash një shenjë të përhershme, por jo një plagë të përhershme.
  • Të lejosh të shkojë do të thotë që ju mund të keni kaluar nëpër ferr, por keni arritur të dilni nga ana tjetër gati për ta bërë jetën tuaj një parajsë.
  • Të lejosh të shkojë, do të thotë që refuzon të jesh përgjithmonë viktimë, duke lejuar një moment të përcaktojë pjesën tjetër të jetës tënde.
  • Të lejosh të shkojë, do të thotë që pranon ndryshimin, dhe të pranosh se dhimbja juaj nuk është e përhershme.
  • Të lejosh të shkojë, do të thotë të pranosh që nuk mund të fshish të kaluarën, por insiston që e kaluara nuk mund të heqë të ardhmen tënde.
  • Të lejosh të shkojë, do të thotë që je gati të ecësh përpara dhe të jetosh çdo moment.
  • Të lejosh të shkojë, do të thotë që nuk ke më frikë. Ishte gjithmonë frika që ju mbajti të burgosur; duke lënë të shkojë do të thotë që më në fund jeni të lirë.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top