FB

April 29, 2022 | 10:15

Posta / “Teknologjia më bën të ndihem se nuk i përkas vërtetë kësaj bote”

Për njerëzit e moshuar, interneti luan një rol të rëndësishëm, po aq edhe dëmtues. A duhet vërtetë që mosha e tretë të fokusohet tejmase në botën e teknologjisë?

old-woman-2-pck9mg7gnc1ct0pbdgd1wa3wbv4jss68oty14a7xeo

Pyetja: Si një grua pensioniste që jetoj vetëm, u ndjeva e lënë pas dore gjatë izolimeve të ndryshme. Përgjigjja dukej se ishte të mbështetesha te teknologjia, e cila ishte mirë kur funksiononte, por shpesh më bënte të ndihesha e shkëputur nga bota. Për shembull, kur nuk dija se si ta çaktivizoja zërin e vetes në një telefonatë video, ishte si të kisha sindromën e bllokimit. Duke dalë nga pandemia, gjërat janë më mire. Unë njoh njerëz që kanë shkuar jashtë vendit për pushime, por kam pasur shumë frikë të shkoj për shkak të formularit të gjetjes së pasagjerëve, të cilin duhet ta plotësoje në internet ndërsa ishe jashtë vendit (si?). Unë kam një telefon celular me të cilin kam probleme shpesh – për muaj të tërë nuk dija si t’i përgjigjesha një telefonate. Nëse blej një pajisje të re, nuk vjen as me një manual për të më treguar se si funksionon. Unë po largohem më tej nga njerëzit që përdorin telefonat dhe orët (orë?!) për gjithçka. Nuk e ndjej se i përkas kësaj bote. Dhe kjo nuk ka gjasa të përmirësohet.

Përgjigja: Ne mund të kujtojmë se të mësuarit e diçkaje të re është e mirë për trurin tonë. Dhe ju duhet t’i jepni vetes një mundësi për gjithë këtë. Përderisa emaili juaj erdhi tëk unë, kjo tregon se nuk jeni edhe aq në këtë fushë. Të paktën, ju e mësuat se di ta bëni këtë.  Edhe ju vet e dini se mund të mësoni më shumë. E di që është shumë e mërzitshme dhe sapo të kapësh një aplikacion video-konferencash, ata e përmirësojnë atë ose grupi yt fillon të përdorë një program tjetër dhe më pas duhet ta mësosh përsëri. Megjithatë, ju mund ta bëni këtë. Ekziston një pjesë e juaja (dhe unë, dhe të gjithë ne) e destinuar të qëndrojmë vetëm, e padukshme. Kjo është e nevojshme për të gjithë ne. Por, unë mendoj se kjo është pikërisht arsyeja që ne kemi nevojë më shumë se kurrë për teknologjinë, për aksion, për dije të reja. Mund të themi se teknologjia është shpresa jonë më e madhe për të ecur përpara.

 

 

Përgatiti K.I / Burimi www.theguardian.com

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
[email protected] / Cel: 0688019400

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top